Dalja e dhëmbëve

Marrë nga March of Dimes, http://www.marchofdimes.org/baby/teething.aspx

Dhëmbi i parë i foshnjës suaj është një datë e rëndësishme për ju! Shumicës së foshnjave iu del dhëmbi i parë rreth muajit të gjashtë. Por dalja e dhëmbëve mund të fillojë që nga muaji i tretë. Dalja e dhëmbëve nënkupton dhëmbin e foshnjës tek del nga mishi i dhëmbëve për herë të parë. Dy dhëmbët e përparmë në nofullën e sipërme zakonisht dalin të parët. Shumicës së fëmijëve do t’iu kenë dalë të gjithë dhëmbët kur ata të kenë mbushur 3 vjeç.

Image

Cilat janë shenjat dhe simptomat që foshnjës suaj po i dalin dhëmbët?

Disa foshnje nuk kanë aspak telashe me daljen e dhëmbëve. Foshnjat tjera mund të ndjejnë dhimbje për një kohë të shkurtër. Dhe të tjerët mund të jenë të bezdisur për javë të tëra për shkak të dhimbjeve nga ky proces. Shenjat dhe simptomat e daljës së dhëmbëve përfshijnë:

  • Foshnja është nevrike.
  • Përtyp fort.
  • Qanë.
  • Nxjerr jargë.
  • Ethe me temperaturë më të ulët se 38.5ᵒC.
  • Dhimbje të stomakut.
  • Mishi i ënjtur i dhëmbëve apo që dhemb kur preket.
  • Kontaktoni mjekun e foshnjës nëse ajo duket e sëmurë, ka dhimbje të vazhdueshme, apo ka temperaturë më të lartë se 38.5ᵒC. Këto shenja mund të ju tregojnë se diçka tjetër po e shqetëson foshnjën.

Si mund ta ndihmoni foshnjën që të ndihet më mirë gjatë daljes së dhëmbëve?

Që të ndihmoni foshnjën të ndihet më mirë:

  • Jepini diçka që të përtypë, si një lodër gome, një lugë të ftohtë apo një leckë të ftohtë. Përtypja e gjërave të tilla mund të ndihmojë që të largojë dhimbjën. Pastroni mirë ato që të evitoni infektimin. Disa prindër thonë se unaza e ftohur e gomës për përtypje zvogëlon dhimbjën e foshnjës. Nëse e ftohni unazën e gomës për përtypje në friz, nxirreni atë kur të ftohet por mos e leni të ngrihet. Kjo unazë e gomës nëse është e ngrirë mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve të foshnjës.
  • Fërkoni mishin e saj të dhëmbëve me gisht të pastër që të zvogëloni dhimbjën. Por mos i jepni foshnjës medikamente për dhimbje dhe mos përdorni gjëra si alkooli apo të ngjashme që të fërkoni mishin e dhëmbëve për të larguar dhimbjën. Disa medikamente mund të dëmtojnë foshnjën nëse i jepni shumë. Medikamente tjera treten ne gojë para se të mund të ndihmojnë me dhimbjën.
  • Pastroni jargët nga fytyra e foshnjës për të shmangur zhvillimin e njollave/puçrrave.

Si të siguroni shëndet të mirë dental për foshnjën

Foshnjat mund të kenë probleme me dhëmbë si p.sh. kalbja, dhimbja apo rënia e dhëmbit. Rreth 10% e 2-vjeçarëve kanë një apo më shumë kavitete, apo 50% prej tyre kanë disa kavitete deri në moshën 5-vjeçare. Kështu që është e rëndësishme që të filloni të kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës. Shihni këtu si mund ta bëni këtë:

  • Ushqeni foshnjën vetëm me gji për së paku 6 muajt e parë. Mos i jepni foshnjës të pijë ujë, lëng apo pije të gazuar që kanë sheqer.
  • Pastroni mishin e dhëmbëve të foshnjës pas çdo të ushqyere duke përdorur një leckë të lagët apo brushë të dhëmbëve për foshnja që kanë fije të buta.
  • Lani biberonin e foshnjës vetëm me ujë dhe mbani të pastër. Mos e pastroni biberonin me gojën tuaj. Kurrë mos e fusni biberonin në sheqer apo mjaltë.
  • Mos e vini foshnjën në gjumë me shishe në gojë. Lejoni foshnjën që të përfundojë të ushqyerjen para se të fle apo para dremitjes. Kjo mund të ndihmojë që të parandalohet kalbja e dhëmbëve nga shishja e foshnjës
  • Kur foshnja juaj të fillojë të hajë ushqim të fortë, ushqeni me ushqime të shëndetshme, kufizoni sasinë e lëngjeve të frutave (uji është zgjedhje më e mirë) dhe jepini ato vetëm gjatë kohës kur ushqehet.
  • Lani dhëmbët e foshnjës dy herë në ditë, që nga dita kur i del dhëmbi i parë.
  • Dërgoni foshnjën te dentisti kur t’i dalë dhëmbi i parë, apo në ditëlindjën e saj/tij të parë dhe më pas çdo 6 muaj.
  • Deri sa të mbushë një vjeç, sigurohuni që foshnja të ketë mësuar të pijë nga filxhani. Foshnjat duhet të ndalojnë ushqyerjen me shishe kur të jenë 12-14 muajshe.

www.marchofdimes.com

Category: Foshnja dhe Nëna

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit