KOMPLIKIMET E SHTATZËNISË

Materiali në këtë faqe është marrë nga “March of Dimes” (përshtatur për Kosovë)

Komplikimet e shtatzënisë janë gjendje shëndetësore që mund të kenë nevojë për kujdes të specializuar.

Gjatë gjithë shtatzënisë, shkoni në të gjitha kontrollat e kujdesit para lindjes, edhe nëse ndjeheni mirë. Marrja e kujdesit të rregullt para lindjes mund t’ju ndihmojë të hetoni komplikimet qysh herët – dhe ndoshta edhe t’i parandaloni ato.

Mësoni rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke përfshirë aneminë, diabetin gjestativ dhe tensionin e lartë të gjakut këtu. Nëse keni ndonjërën nga këto gjendje, punoni me mjekun tuaj për t’i mbajtur nën kontroll.

Dhe nëse keni komplikime të caktuara shëndetësore para shtatzënisë, të tilla si diabeti ose depresioni, kuptoni çfarë mund të bëni për të qenë e shëndetshme. Ka edhe mënyra si mund ta mbroni veten nga infeksionet e zakonshme si gripi dhe helmimi nga ushqimi, që mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë.

Kemi përfshirë hollësi rreth komplikimeve më të zakonshme të shtatzënisë këtu. Lista më e hollësishme (vetëm në anglisht) mund të gjendet në faqen March of Dimes.

Nivelet e lëngut amniotik

Ndonjëherë gratë kanë tepër ose pak lëng amniotik. Lëngu amniotik është lëngu që rrethon beben tuaj në uterus (mitër). Ai është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bebes suaj.

Lëngu i pakët (Oligohidramnioza)

Rreth 4% e grave shtatzëna kanë oligohydramnios. Kjo mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë, por është më e zakonshme në tremujorin e fundit (3 muajt e fundit). Nëse vëreni që po ju rrjedh lëng nga mitra, tregojini mjekut. Mund të jetë shenjë e oligohidramniozës. Mjeku shqyrton edhe shenja të tjera, për shembull që ju nuk po shtoni peshë të mjaftueshme ose bebja që nuk po rritet aq shpejt sa duhet. Sasia e lëngut amniotik matet me anë të ultrazërit. Është e rëndësishme të kontrollohet kjo pasiqë mund të shkaktojë defekte të lindjes, dështim, lindje të parakohshme dhe lindje të vdekur.

Ndonjëherë shkaqet e oligohidramniozës nuk dihen. Disa shkaqe të njohura janë:

  • Problemet shëndetësore, të tilla si tensioni i lartë i gjakut ose diabeti paraekzistues  (të pasurit e sheqerit të tepërt në gjak para shtatzanësisë)
  • Bartnat e caktuar, si ato që përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut – Nëse keni tension të lartë të gjakut, flisni me mjekun para se të mbetni shtatzënë për t’u siguruar që tensioni juaj i gjakut të jetë nën kontroll.
  • Shtatzënia pas afatit – Shtatzënia që shkon 2 ose më tepër javë pas datë së fundit. Shtatzënia me afat të plotë është ajo që zgjat 39 deri 41 javë.
  • Defektet e lindjes, sidomos ato që prekin veshkët dhe traktin urinar të bebes.
  • Çarja e parakohshme e membranave (PROM) – Kur qeska amniotike çahet para 37 javësh të shtatzënisë por para se të fillojë lindja.

Opsionet e trajtimit janë të ndryshme:

  • Pirja e sasisë së madhe të ujit mund të ndihmojë në rritjen e sasisë së lëngut amniotik. Mjeku mund t’ju rekomandojë më pak aktivitet fizik ose regjim shtrati.
  • Nëse keni shtatzëni të shëndetshme dhe fitoni oligohidramnioza afër fundit të shtatzënisë, mund të mos ju duhet trajtimi. Mjeku mund të dëshirojë t’ju kontrollojë më shpesh. Ajo mund të kërkojë kryerjen e ultrazërit çdo javë ose më shpesh për të kontrolluar sasinë e lëngut amniotik.
  • Ndonjëherë infuzioni i lëngut amniotik mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve te bebja.
  • Nëse lëngu pakësohet shumë ose nëse bebja juaj e ka të vështirë të jetë e shëndetshme, mjeku mund të rekomandojë lindje të hershme për të parandaluar problemet gjatë lindjes.

Lëngu i tepërt (Polihidramnioza)

Vetëm rreth 1% e të gjitha grave shtatzëna kanë polihidramniozë dhe shumë nuk kanë simptome. Nëse keni shumë lëng të tepërt amniotik, mund të keni dhimbje barku dhe vështirësi me frymëmarrje. Kjo është për shkak se mitra i shtyp organet dhe mushkëritë tuaja. Mjeku përdor ultrazërin për të matur sasinë e lëngut amniotik.

Polihidramnioza mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme, çarjen e parakohshme të membranave (PROM), shkëputjen e placentës, lindjen e vdekur, gjakderdhjen pas lindjes dhe keqpozicionimit e fetusit.

Në rreth gjysmën e rasteve, nuk e dimë çfarë e shkakton polihidramniozën. Në raste të tjera, mund ta identifkojmë një shkaktar. Disa shkaqe të njohura janë:

  • Defektet e lindura, sidomos ato që prekin gëlltitjen e bebes. Gëlltitja e bebes e mban lëngun në mitër në nivel të rregullt.
  • Diabeti – Prania e sheqerit të tepërt në gjakun tuaj
  • Mospërputhja ndërmjet gjakut tuaj dhe të bebes suaj, të tilla si sëmundjet Rh dhe Kell
  • Sindromi i transfuzionit të binjakëve (TTTS) – Nëse keni binjakë identikë, kjo është kur njëri binjak merr lëng të tepëruar dhe tjetri shumë pak.
  • Problemet me pulsin e zemrës së bebes
  • Infeksioni i bebes

Opsionet e trajtimit janë të ndryshme:

  • Në shumë raste, polihidramnioza e lehtë largohet vetvetiu. Në raste të tjera, mund të largohet kur rregullohet problemi që e shkakton atë. Për shmbull, nëse pulsi i zemrës së bebes suaj e shkakton problemin, ndonjëherë mjeku mund t’ju jap barna për ta rregulluar atë.
  • Nëse keni polyhydramnios, zakonisht bëni ultrazë çdo javë ose më shpesh për të kontrolluar nivelet e lëngut amniotik. Gjithashtu mund të bëni teste për të kontrolluar shëndetin e bebes suaj.
  • Lëngu i tepërt amniotik mund t’ju shkaktojë parehati. Mjeku mund t’ju japë barin e quajtur indometacin. Ky bar ndihmon në zvogëlimin e sasisë së urinës që bën bebja juaj, duke zvogëluar kështu sasinë e lëngut amniotik. Lëngu i tepërt mund të largohet edhe me amniocintezë.
  • Nëse keni polyhdramnios të lehtë afër fundit të shtatzënisë suaj por testet tregojnë që si ju ashtu edhe bebja jeni të shëndetshëm, zakonisht ju duhet fare trajtimi.

Anemia

Anemia është kur ju nuk keni qeliza të mjaftueshme të kuqe të gjakut për ta bartur oksigjenin në pjesën tjetër të trupit. Pa oksigjen të mjaftueshëm, trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet dhe ju ndjeheni e lodhur dhe e raskapitur. Anemia është e zakonshme në shtatzëni. Prandaj është e rëndësishme që të parandalohet anemia para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Mjeku duhet t’ju bëjë analizat për anemi gjatë një vizite të kujdesit perinatal.

Çfarë e shkakton aneminë?

Zakonisht, një grua bëhet anemike (ka anemi) pasiqë trupi i saj nuk merr hekur të mjaftueshëm. Hekuri është një mineral që ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Në shtatzanësi, mungesa e hekurit lidhet me rrezik të rritur të lindjes së parakohshme dhe me peshë të ulët të bebes. Disa gra mund të kenë ndonjë sëmundje tjetër që e shkakton aneminë.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e anemisë?

Anemisë i duhet kohë për t’u zhvilluar. Në fillim, mund të mos keni asnjë shenjë ose ato mund të jenë të elhta. Por gjersa anemia përkeqësohet, ju mund të keni këto shenja dhe simptome:

  • Lodhje (shumë e zakonshme)
  • Marramendje
  • Kokëdhimbje
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Lëkurë të zbehtë
  • Rrahje të parregullta të zemrës
  • Dhimbje gjoksi

Për shkak se zemrës i duhet të punojë më fort për të pompuar më tepër gjak të pasur me oksigjen përmes trupit tuaj, mund të keni të gjitha këto shenja dhe simptome.

Si mund të merrni sasinë e duhur të hekurit?

Para se të mbesin shtatzënë, gratë duhet të marrin rreth 18 miligramë (mg) hekur në ditë. Gjatë shtatzënisë, sasia e hekurt që ju nevojitet është 27 mg në ditë. Shumica e grave e shtatzëna e marrin këtë sasi duke ngrënë ushqime që përmbajnë hekur ose duke marrë vitamina perinatale me përmbajtje hekuri. Disa gra duhet të marrin shtesa hekuri për të parandaluar mungesën e tij.

Ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri janë:

  • Mishi i shpezëve
  • Frutat e thata dhe bathët
  • Vetë
  • Drithërat e përforcuar me hekur, brumërat dhe pasta
  • Mishi i organeve (mëlçia, të brendshmet)
  • Mishi i kuq
  • Ushqimi i detit (molusqet, gocat e detit, sardinat)
  • Spinaqi dhe bimët e tjera me ngjyrë të gjelbër të errët
  • Ushqimet që përmbajnë vitamin C mund të rrisin sasinë e hekurit që përthith trupi juaj. Prandaj është ide e mirë që të hani ushqime si lëngu i portokallit, domatet, dredhëzat dhe grejpfruti çdo ditë.

Kalciumi (në produktet e bylmetit si qumështi) dhe kafeja, çaji, i kuqi i vesë, fibrat dhe soja mund ta pengojnë trupin nga përthithja e hekurit. Mundohuni t’u shmangeni atyre kur hani ushqime të pasura me hekur.

Gjakderdhja dhe rrjedhja

Gjakderdhja dhe rrjedhja nga vagina gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Deri gjysma e grave shtatzëna kanë ca gjakderdhje ose rrjedhje gjatë shtatzënisë së tyre.

Gjakderdhja dhe rrjedhja në shtatzëni jo çdoherë nënkupton që ka një problem, por mund të jenë shenjë e dështimit ose komplikimeve të tjera serioze. Dështimi është kur bebja vdes në mitër para 20 javësh të shtatzanësisë.

Thërrisni mjekun nëse keni gjakderdhje ose rrjedhje, edhe nëse ndalet. Mund të mos jetë shkaktuar nga diçka serioze, por mjeku juaj duhet ta zbulojë se çfarë e shkakton atë.

Cili është dallimi ndërmjet gjakderdhjes dhe rrjedhjes?

Rrjedhja është gjakderdhje e lehtë. Ndodh kur keni disa pika gjak në të brendshmet tuaja. Rrjedhja është aq e lehtë sa gjaku nuk do të mbulonte as një pecetë. Gjakderdhja është kur rrjedhja e gjakut është më e rëndë dhe ju duhet nju pecetë që gjaku të mos lagë të brendshmet dhe rrobat tuaja.

Çfarë duhet të bëni nëse keni gjakderdhje ose rrjedhje gjatë shtatzënisë?

Thërrisni mjekun dhe bëni këto gjëra:

  • Përcillni sa sa e rëndë është gjakderdhja juaj, nëse rëndohet ose lehtësohet dhe sa peceta po i përdorni.
  • Kontrolloni ngjyrën e gjakut. Mjeku mund të dëshirojë të dijë. Gjaku mund të ketë ngjyra të ndryshme, si i kaftë, i zi ose i kuq i çelët.
  • Mos përdorni tampon, sprej apo të keni marrëdhënie seksuale gjatë gjakderdhjes.
  • Thërrisni mjekun menjëherë ose shkoni në emergjencë nëse keni:
    • Gjakderdhje të madhe
    • Gjakderdhje me dhimbje ose ngërçe
    • Marramendje dhe gjakderdhje
    • Dhimbje në bark ose pelvis

Çfarë e shkakton gjakderdhjen ose rrjedhjen HERËT në shtatzëni?

Është normal të keni ca rrjedhje ose gjakderdhje herët në shtatzëni. Gjakderdhja ose rrjedhja në tremujorin e parë mund të mos jetë problem. Mund të shkaktohet nga:

  • Marrëdhënia seksuale
  • Infeksioni
  • Implantimi. Kur veza e fertilizuar (embrioni) kapet në murin e mitrës dhe fillon të rritet.
  • Ndryshimet hormonale. Hormonet janë kimikate të prodhuara nga trupi.
  • Ndryshimet në cerviksin tuaj. Cerviksi është hapja për në mitër që ndodhet në maje të vaginës suaj.

Ndonjëherë gjakderdhja ose rrjedhja në tremujorin e parë është shenjë e një problemi serioz si:

  • Dështimi. Gati të gjitha gratë që dështojnë kanë gjakderdhje ose rrjedhje para dështimit.
  • Shtatzënia ektopike. Kjo është kur një vezë e fertilizuar implantohet jashtë mitrës dhe fillon të rritet. Shtatzënia ektopike nuk mund të rezultojë me lindjen e bebes. Ajo mund të shkaktojë probleme serioze dhe të rrezikshme për gruan shtatzënë.
  • Shtatzënia molare. Kjo është kur një masë indore formohet në vend të mitrës në vend të bebes. Shtatzënia molare është e rrallë.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen ose rrjedhjen MË VONË në shtatzëni?

Gjakderdhja ose rrjedhja më vonë në shtatzanësi mund të shkaktohet nga:

  • Lindja
  • Marrëdhënia seksuale
  • Kontrolla e brendshme nga mjeku juaj
  • Problemet me cerviksin, si infeksioni ose pamjaftueshmëria cervikale. Kjo është kur cerviksi i gruas hapet shumë herët.
  • Gjakderdhja ose rrjedhja më vonë në shtatzëni mund të jetë shenjë e një problemi serioz, si:
    • Lindja e parakohshme. Kjo është lindja që ndodh shumë herët, para javë së 37-të të shtatzënisë.
    • Placenta previa. Kjo është kur placenta ndodhet shumë poshtë në mitër dhe mbulon gjithë ose një pjesë të cerviksit.
    • Shkëputja placentale. Kjo është kur placenta ndahet nga muri i mitrës para lindjes.
    • Çarja e mitrës. Kjo është kur mitra çahet gjatë lindjes. Kjo ndodh shumë rrallë. Mund të ndodhë nëse keni një vrragë në mitër nga një lindje e mëparshme me prerje cezariane ose ndonjë lloj tjetër operacioni në mitër. Operacioni cezarian është operaconi ku bebja juaj lind përmes një prerjeje që mjeku juaj e bën në barkun dhe mitrën tuaj.

Si trajtohen gjakdedhja dhe rrjedhja?

Trajtimi varet nga shkaktari i gjakderdhjes. Mund t’ju duhet kontrolla mjekësore dhe analizat. Në shumicën e rasteve, trajtimi për gjakderdhjen ose rrjedhjen është pushimi. Mund t’ju duhet të merrni pushim nga puna dhe të mos rrini në këmbë për një kogë. Mund t’ju duhen barna për ta mbrojtur beben tuaj nga sëmundja Rh. Sëmundja Rh është kur gjaku juaj dhe i bebes suaj nuk përputhen (nuk mund të jenë së bashku). Kjo sëmundje mund të shkaktojë probleme serioze — edhe vdekje — për beben tuaj.

Depresioni gjatë shtatzënisë

  • Nëse keni pasur depresion më herët, ju keni më shumë gjasa se gratë e tjera që të përjetoni depresion gjatë shtatzënisë.
  • Nëse jeni duke përdorur antidepresant dhe kuptoni që jeni shtatzënë, mos ndërpreni përdorimin e barnave para se të bisedoni së pari me mjekun tuaj.
  • Ekzistojnë shumë llojë të trajtimeve që mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë dhe që janë të sigurta për ju dhe foshnjen tuaj gjatë shtatzënisë. 

Si mund ta dini nëse keni depresion të madh?

Depresioni i madh është më shumë se të ndjerit keq për disa ditë. Ju mund të keni depresion nëse keni ndonjërën nga këto shenjat për më shumë se 2 javë apo:

  • Ndryshime në ndjenjat tuaja 
    • Ndjeheni të pikëlluar, të pashpresë apo të tronditur
    • Ndjeheni të shqetësuar apo pa humor
    • Qani shpesh
    • Ndjeheni të pavlefshëm apo fajtorë
    • Ndryshon jeta juaj e përditshme
  • Hani më shumë apo më pak se zakonisht
    • Keni problem të mbani mend gjërat, të koncentroheni apo të merrni vendime
    • Nuk jeni në gjendje të flini ose flini tepër
    • Tërhiqeni nga miqtë dhe familja
    • Humbni interesin për gjërat që zakonisht ju pëlqen t’i bëni 
  • Ndryshime në trupin tuaj 
    • Nuk keni energji dhe rraskapiteni, ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës
    • Keni dhimbje koke, probleme me barkun apo dhimbje të tjera që nuk largohen

Nëse jeni shtatzënë dhe keni ndonjërën nga këto shenja, apo nëse shenjat përkeqësohen, thërrisni mjekun tuaj. Ka disa gjëra që ju dhe mjeku juaj mund t’i bëni për të ndihmuar që të ndjeheni më mirë. Nëse brengoseni se mund ta lëndoni veten, thërrisni menjëherë mjekun tuaj.

A mund të ndikojë depresioni gjatë shtatzënisë në foshnjën tuaj?

Po. Nëse jeni shtatzënë dhe keni depresion që nuk trajtohet, ju keni më shumë gjasa që të keni: 

  • Lindje të parakohshme.
  • Foshnje me peshë të ulët.
  • Foshnja është më e irritueshme, më pak aktive, më pak e vëmendshme dhe ka më pak shprehje të fytyrës se sa foshnjet e lindura nga nënat që nuk përjetojnë depresion gjatë shtatzënisë.

Shtatzënia mund ta përkeqësojë depresionin apo të shkaktojë kthimin e depresionit nëse jeni trajtuar dhe ndjeheni më mirë. Nëse keni depresion që nuk trajtohet, mund të keni problem të kujdeseni për veten gjatë shtatzënisë. Për shembull, ju mund të mos hani ushqime të shëndetshme dhe të mos fitoni peshë të mjaftueshme. Ju mund të mos i bëni kontrollet e kujdesit para lindjes apo të mos i ndiqni udhëzimet nga mjeku juaj, apo mund të konsumoni duhan, pije alkoolike, droga apo të abuzoni me barnat e përshkruara. Të gjitha këto gjëra mund të ndikojnë në foshnjen tuaj para se të lindë.

Nëse gjatë shtatzënisë përjetoni depresion që nuk trajtohet, ju keni më shumë gjasa të keni depresion pas lindjes (DPP). DPP mund t’ua bëjë të vështirë kujdesin dhe lidhjen me foshnjen tuaj. Trajtimi i depresionit gjatë shtatzënisë mund t’ju ndihmojë që të parandaloni këto probleme.

Çfarë e shkakton depresionin e madh?

Nuk jemi saktësisht të sigurt se çka shkakton depresionin. Mund të jetë një kombinim i gjërave, si ndryshimi i kimikateve në tru apo ndryshimi i hormoneve. Hormonet janë kimikate që prodhohen nga trupi. Disa hormone mund të prekin pjesë të trurit që kontrollojnë emocionet dhe gjendjen shpirtërore.

Disa gjëra iu bëjnë më të prekshme nga depresioni se sa të tjerët.  Këto quhen faktorë të rrezikut. Të pasurit e një faktori të rrezikut nuk do të thotë që sigurisht se do të keni depresion. Por mund të rris shanset. Flisni me mjekun tuaj se çka mund të bëni për të zvogëluar rrezikun. Faktorët e rrezikut për depresion të madh përfshijnë: 

  • Keni pasur depresion të madh apo ndonjë sëmundje tjetër mendore në të kaluarën, apo keni histori familjare të depresionit apo sëmundjes mendore. Kjo do të thotë që dikush në familjen tuaj ka qenë në këtë gjendje.
  • Keni pasur ngjarje stresuese në jetën tuaj, si vdekja e një personi të dashur apo një sëmundje që iu prek juve apo personat e dashur.
  • Keni probleme me partnerin tuaj, përfshirë dhunën në familje.
  • Keni pak mbështetje nga familja apo miqtë tuaj.
  • Keni probleme me para.
  • Konsumoni duhan, alkool, droga apo abuzoni me barnat e përshkruara. 

Si trajtohet depresioni gjatë shtatzënisë?

Depresioni mund të trajtohet në disa mënyra. Ju dhe mjeku juaj mund të vendosni që të përdorni një kombinim të trajtimeve në vend të një: 

  • Këshillimi (i quajtur gjithashtu si terapi apo terapi me bisedë). Kjo është kur ju bisedoni me një këshillues apo terapist në lidhje me ndjenjat dhe shqetësimet tuaja. Ky person iu ndihmon të kuptoni ndjenjat tuaja, të zgjidhni problemet dhe të përballeni me gjërat në jetën tuaj të përditshme.
  • Grupet mbështetëse. Këto janë grupe të njerëzve që takohen apo mblidhen online për t’i ndarë ndjenjat dhe përvojat e tyre në lidhje me tema të caktuara. Mund të jetë i dobishëm komuniteti ynë online.
  • Barnat. Depresioni zakonisht trajtohet me barna të quajtura antidepresantë. Ju duhet të merrni përshkrimin nga mjeku juaj për këto barna. Mund të duhet të përdorni një bar apo një kombinim të barnave. Disa hulumtime tregojnë që marrja e antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë foshnjen tuaj nga disa gjendje shëndetësore. Mirëpo, nëse veç se keni qenë duke përdorur antidepresantë, ndërprerja e tyre do të mund të ishte e dëmshme. Prandaj, bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të antidepresantëve gjatë shtatzënisë dhe vendosni së bashku se si dëshironi të trajtoheni. Nëse veçse jeni duke përdorur anti-depresantë dhe kuptoni se jeni shtatzënë, mos e ndërprisni përdorimin e barnave pa biseduar së pari me mjekun tuaj. Ndërprerja e përdorimit të barnave mund të jetë e dëmshme për foshnjen tuaj dhe mund të shkaktojë kthimin e depresionit.

Helmimi me ushqim

Helmimi me ushqim ndodh kur ju hani apo pini diçka të dëmshme me bakterie (mikrobe) të dëmshme në të. Ndryshimet normale në trupin tuaj gjatë shtatzënisë mund t’iu bëjë që të keni më shumë gjasa të helmoheni me ushqim. Gjatë shtatzënisë, helmimi me ushqim mund të shkaktojë probleme serioze për ju dhe foshnjën tuaj, përfshirë lindje të parakohshme, abort dhe lindje me fryt të vdekur.

Si trajtohet helmimi me ushqim?

Nëse mendoni që jeni helmuar me ushqim, thërrisni menjëherë mjekun tuaj. Trajtimi varet se sa jeni të sëmurë. Mund të mos keni nevojë për ndonjë trajtim, apo mjeku juaj mund t’iu trajtojë me antibiotikë për t’iu mbrojtur juve dhe foshnjen tuaj. Nëse jeni helmuar me ushqim, pini shumë ujë që të mos dehidroheni (të keni ujë në trupin tuaj). Nëse jeni dehidruar rëndë (nuk keni ujë të mjaftueshëm në trupin tuaj), ju mund të keni nevojë të shkoni në spital për trajtim.

Si mund të mbroni veten dhe foshnjen tuaj nga helmimi me ushqim gjatë shtatzënisë?

Ja çka mund të bëni:

  • Pastroni duart para se të merrni ushqimin. Pastroni duart mirë me sapun dhe ujë pasi të përdorni banjën.
  • Pastroni duart mirë me sapun dhe ujë pasi të keni prekur kafshët apo ushqimin, shtrojat, enët apo jashëtqitjet e tyre.
  • Mos hani ushqime që kanë gjasa të jenë të kontaminuara me Listeria apo Salmonellë. Kjo përfshinë qumështin e pasterizuar, djathin e butë, pemët/perimet e papastruara, produkte gjysmë të gatshme të mishit, hot dogs dhe salsiçe të  thata, pate të ngrira dhe ushqimet e tymosura të detit dhe mishi i shpezëve/mishi/peshku/vezët e papërgatitura apo të papërgatitura mirë.
  • Trajtoni me siguri ushqimet kur i lani, përgatitni, gatuani apo ruani. Lani thikat, pllakat e prerjes dhe enët që janë përdorur për përgatitjen e mishit të gjallë të peshkut apo shpezëve para se t’i përdorni për ushqime të tjera.

Diabeti gjestativ

Diabeti gjestativ ndodh në 7% të të gjitha shtatzënive. Është gjendje në të cilën trupi juaj ka shumë sheqer (të quajtur glukozë) në gjak. Kur hani, trupi juaj zbërthen sheqerin dhe amidonin nga ushqimi në glukozë për ta përdorur për energji. Pankreasi juaj (një organ prapa stomakut tuaj) prodhon një hormon të quajtur insulinë që ndihmon trupin tuaj që të mbajë sasinë e duhur të glukozës në gjakun tuaj. Kur keni diabet, trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë apo nuk mund ta përdorë insulinën mirë, prandaj ju përfundoni me shumë sheqer në gjakun tuaj. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, si sëmundje të zemrës, veshkës dhe verbërim. Është shumë e rëndësishme të trajtoheni për diabet për t’i penguar problemet e tilla.

A mund të shkaktojë diabeti gjestativ probleme gjatë shtatzënisë?

Shumicën e kohës, diabeti gjestativ mund të kontrollohet dhe trajtohet gjatë shtatzënisë për t’ju mbrojtur juve dhe foshnjen tuaj. Por nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë, duke përfshirë:

  • Preklampsia (shih më poshtë për më shumë informata).
  • Lindje të parakohshme (shih më poshtë për më shumë informata).
  • Foshnje shumë të madhe, me peshë më të madhe se 4 kg. Pesha e tillë rrit gjasat që foshnja juaj të lëndohet gjatë lindjes. Mund të keni nevojë për lindje cezariane (e quajtur edhe prerje cezariane) për ta ruajtur foshnjen tuaj. Foshnjet e mëdha mund të kenë më shumë gjasa të jenë me mbipeshë apo të kenë diabet më vonë gjatë jetës.
  • Lindja e frytit të vdekur. Kjo ndodh kur foshnja vdes në mitër pas 20 javëve të shtatzënisë.
  • Diabeti gjestativ gjithashtu mund të shkaktojnë komplikime shëndetësore për foshnjen tuaj pas lindjes, përfshirë probleme të frymëmarrjes, nivel të ulët të sheqerit në gjak dhe verdhëzën.

A rrezikoheni nga diabeti gjestativ?

Mund të keni më shumë gjasa se gratë tjera që të zhvilloni diabet gjestativ nëse:

  • Keni më shumë se 25 vjet. 
  • Jeni me mbipeshë apo keni fituar shumë peshë gjatë shtatzënisë.
  • Keni histori familjare të diabetit. Kjo do të thotë që një apo më shumë nga familjarët tuaj ka diabet.
  • Keni pasur diabet gjestativ në shtatzëninë e fundit.
  • Në shtatzëninë e fundit foshnja juaj ka peshuar më shumë se 4kg apo keni pasur lindje të frytit të vdekur.

Si mund të dini nëse keni diabet gjestativ?

Mjeku juaj iu teston për diabet gjestativ përmes një testi prenatal të quajtur testi i tolerancës së glukozës. Ju bëni këtë test nga java e 24 deri në javën e 28 të shtatzënisë. Mjeku juaj mund t’iu kërkojë të bëni testin edhe më herët nëse mendon që keni gjasa të zhvilloni diabet gjestativ. Nëse testi kthehet pozitiv, do të ri-kontrollohet dhe nëse ky test është pozitiv, trajtimi juaj mund të përfshijë:

  • Kontrolle më të shpeshta për kujdes prenatal gjatë pjesës së mbetur të shtatzënisë për t’u siguruar që ju dhe foshnja jeni të shëndetshëm.
  • Kontrollin e sheqerit në gjak nga vetë ju. Mjeku ju tregon se si ta bëni këtë dhe sa shpesh.
  • Ngrënien e ushqimeve të shëndetshme dhe të qenit aktiv çdo ditë.
  • Marrjen e insulinës. Ajo vjen në doza të cilat mjeku ju tregon se si t’i merrni.

Nëse keni diabet gjestativ, si mund të ndihmoni në parandalimin e diabetit më vonë gjatë jetës?

Për shumicën e grave, diabeti gjestativ largohet pas lindjes. Por diabeti gjestativ iu jep më shumë gjasa që të zhvilloni llojin 2 të diabetit më vonë gjatë jetës. Diabeti i llojit 2 është lloji më i zakonshëm i diabetit. Nëse keni diabet të llojit 2, pankreasi juaj prodhon shumë pak insulinë apo trupi juaj bëhet rezident ndaj asaj (nuk mund ta përdorë normalisht).  

Ja çka mund të bëni që të ndihmoni në zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e diabetit të llojit 2 pas shtatzënisë:

  • Ushqimi me gji. Ushqimi me gji mund t’iu ndihmojë në humbjen e peshës pas shtatzënisë. Mbipesha rrit gjasat që të zhvilloni diabetin e llojit 2.
  • Testohuni për diabet 6 deri në 12 muaj pas lindjes së foshnjes suaj. Nëse testi është normal, testohuni përsëri çdo 3 vite. Nëse testi ju tregon që keni paradiabet, testohuni një herë në vit. Paradiabeti nënkupton që nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të larta se sa duhet të jenë, por jo mjaft të larta për diabet.
  • Arrini dhe ruajeni peshën e shëndoshë.

Streptokoku i grupit B

Streptokoku i grupit B (i quajtur edhe Group B strep apo GBS) është lloj i zakonshëm i bakteries që mund të shkaktojë infeksion. Zakonisht GBS nuk është serioz për të rriturit, por mund të lëndojë të sapolindurit.

GBS tek të rriturit zakonisht nuk shfaq simptoma, por mund të shkaktojë infeksione të vogla, si infeksion të fshikëzës së urinës apo traktit urinar (UTI).

Rreth 25% grave shtatzëna bartin bakterin GBS. Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni GBS është që të testoheni, gjë që mjeku juaj duhet ta bëjë në javët 35-37 të shtatzënisë. Edhe nëse keni GBS, ka lajme të mira: mjeku juaj mund t’ju japë trajtim gjatë lindjes që ju mbron juve dhe foshnjen nga GBS.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i gjakut është forca e gjakut që shtyhet në muret e arterieve tuaja. Tensioni i lartë i gjakut (i quajtur edhe hipertensioni) mund të shkaktojë stres ekstra në zemrën tuaj dhe veshkat. Kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave dhe sulm në tru.

Disa gra kanë tension të lartë të gjakut para se të mbesin shtatzënë. Të tjerat kanë tension të lartë të gjakut për herë të parë gjatë shtatzënisë. Rreth 8 përqind kanë një lloj të tensionit të lartë gjatë shtatzënisë. Nëse keni tension të lartë të gjakut, bisedoni me mjekun tuaj. Menaxhimi i tensionit tuaj të gjakut mund t’ju ndihmojë të keni shtatzënësi të shëndetshme dhe foshnje të shëndetshme.

Si mund të dini nëse keni tension të lartë?

Leximi i tensionit të gjakut jepet në dy numra: numri i sipërm (i pari) është tensioni kur kontraktohet zemra juaj (ngushtohet) dhe numri i poshtëm (i dyti) është tensioni kur zemra juaj relaksohet. Tensioni normal i gjakut është 119/79 apo më i ulët. Tensioni i lartë i gjakut ndodh kur numri i sipërm është 140 apo më i lartë, apo kur numri i poshtëm është 90 apo më i lartë. Tensioni juaj i gjakut mund të rritet apo zvogëlohet gjatë ditës.

Mjeku ju kontrollon tensionin gjatë çdo kontrolle të kujdesit para lindjes. Për ta bërë këtë, ai mbështjellë një shirit rreth krahut lart. Ajo pompon ajër në shirit për ta matur presionin në arteriet tuaja kur zemra kontraktohet dhe pastaj relaksohet. Nëse keni tension të lartë, mjeku juaj mund ta rikontrollojë për të kuptuar sigurt nëse keni tension të lartë të gjakut. 

Çfarë komplikime në shtatzënësi mund të shkaktojë tensioni i lartë i gjakut?

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë probleme për ju dhe foshnjen tuaj gjatë shtatzënisë, përfshirë preklampsi, lindje të parakohshme, peshë të ulët të lindjes dhe/ose shkëputje të placentës. Nëse keni tension të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, ju gjithashtu keni më shumë gjasa për lindje cezariane (e quajtuar edhe prerje cezariane).

Ushqimi i shëndetshëm, të qenit aktive dhe arritja e peshës së shëndetshme pas shtatzënisë mund të ndihmojë në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut tani dhe në të ardhmen.

Si mund ta menaxhoni tensionin e lartë të gjakut GJATË shtatzënisë?

Ja çka mund të bëni:

  • Kryeni të gjitha kontrollet e kujdesit para lindjes, edhe nëse ndjeheni mirë.
  • Nëse keni nevojë për barna për të kontrolluar tensionin tuaj të gjakut, përdorni ato çdo ditë. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni ato që janë të sigurta për ju dhe foshnjen tuaj.
  • Hani ushqime të shëndetshme. Mos hani ushqime që kanë shumë kripë, si supa apo ushqime të konservuara. Ato mund të rrisin tensionin tuaj të gjakut.
  • Jini aktive. Të qenit aktive për 30 minuta çdo ditë mund t’ju ndihmojë që të menaxhoni peshën tuaj, të zvogëloni stresin dhe të parandaloni problemet e tilla si preklampsia.
  • Mos konsumoni duhan, alkool apo droga, apo të abuzoni me barnat e përshkruara.

Çka mund të bëni në lidhje me tensionin e lartë PARA shtatzënisë?

Ja çka mund të bëni:

  • Bëni një kontroll para se të mbeteni shtatzënë. Kjo është një kontroll mjekësore para se të mbeteni shtatzënë që të kujdeseni për gjendjen shëndetësore që mund të ndikojë në shtatzëninë tuaj.
  • Aplikoni kontrollin e lindjes derisa tensioni juaj i gjakut të jetë nën kontroll. Kontrolli i lindjes është metodë e përdorur për të mos mbetur shtatzënë.
  • Arrini një peshë të shëndetshme. Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me peshën që është e duhur për ju.
  • Hani ushqime të shëndetshme.
  • Bëni diçka aktive çdo ditë.
  • Mos konsumoni duan. Konsumimi i duhanit është i rrezikshëm për personat me tension të lartë të gjakut sepse i dëmton muret e enëve të gjakut.

Problemet me placentën

Placenta previa

Kjo është një gjendje kur placenta shtrihet shumë poshtë në mitër dhe mbulon të gjithën apo një pjesë të qafës së mitrës. Qafa e mitrës është hapja në mitër që gjendet në pjesën e lartë të vaginës. Placenta previa ndodh në rreth 1 në 200 shtatzëni. Nëse keni placenta previa në fazën e hershme të shtatzënisë, zakonisht nuk është problem. Megjithatë, mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe komplikime tjera më vonë gjatë shtatzënësisë. Në ultrazë zakonisht mund të zbulohet placenta previa. Trajtimi varet se në çfarë faze të shtatzënësisë jeni, serioziteti i gjakderdhjes dhe shëndeti i juaj dhe foshnjes tuaj. Qëllimi është që të vazhdoni shtatzëninë sa më gjatë që të jetë e mundur. Mjekët rekomandojnë lindje cezariane (prerje cezariane) për gati të gjitha gratë me placenta previa për të parandaluar gjakderdhjen e rëndë.

Shkëputja e placentës

Shkëputja e placentës është një gjendje e rëndë ku placenta ndahet nga muri i mitrës para lindjes. Mund të ndahet pjesërisht apo plotësisht. Rreth 1 në 100 gra shtatzëna përjetojnë shkëputje të placentës. Zakonisht ndodh në tremujorin e parë, por mund të ndodh në çdo kohë pas 20 javësh shtatzëni. Simptoma kryesore e shkëputjes së placentës është gjakderdhja vaginale. Ju gjithashtu mund të ndjeni parehati dhe dhimbje, apo dhimbje të papritura të vazhdueshme në bark apo shpinë. Trajtimi varet nga ajo se sa serioze është shkëputja dhe në cilën fazë të shtatzënisë jeni. Mjeku juaj thjesht mund t’ju përcjellë juve dhe foshnjen tuaj. Rastet e lehta mund të shkaktojnë disa probleme. Mirëpo në raste serioze, ju mund të dihet të lindni menjëherë nëse është e mundur.

Preklampsia

Preklampsia është një gjendje që mund të ndodhë pas javës së 20 të shtatzënësisë apo pas lindjes. Kjo është kur një grua shtatzënë ka tension të lartë të gjakut dhe shenja që disa nga organet e saj, si veshkat dhe mëlçia e saj, nuk janë duke funksionuar mirë. Disa nga këto shenja përfshijnë praninë e proteinave në urinë, ndryshimet në të pamurit dhe dhimbje të mëdha të kokës.

Preklampsia është problem serioz i shëndetit tek gratë shtatzëna në botë. Prek 2 deri në 8 përqind të shtatzënësive në mbarë botën. Është shkaktari i 15 përqind të lindjeve të parakohshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumica e grave me preklampsi kanë foshnje të shëndetshme. Por nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme të rënda në shëndetin e nënave dhe foshnjeve.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e preklampsisë?

  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Prania e proteinave në urinë
  • Dhimbje të rënda të kokës
  • Ndryshime në të pamurit, si turbullim, pamja e dritave pikave apo ndjeshmëria ndaj dritës
  • Dhimbje në zonën e sipërme të djathtë të barkut apo dhimbje në kraharor
  • Përzierje apo vjellje
  • Marramendje
  • Fitimi i papritur i peshës (2 deri në 5 paund në javë)
  • Ënjtje në këmbë, duar dhe fytyrë
  • Probleme me frymëmarrje
  • Shumica e këtyre shenjave dhe simptomave janë shqetësime normale të shtatzënisë. Mirëpo nëse keni dhimbje të rëndë koke, shikim të mjegullt apo dhimbje të rënda në pjesën e sipërme të barkut, lajmëroni menjëherë mjekun tuaj.

Çfarë komplikime mund të shkaktojë preklampsia në shëndetin dhe shtatzëninë?

Pa trajtim, preklampsia mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore dhe madje edhe vdekjen. Mund të shkaktojë dëmtim në veshka, mëlçi dhe tru. Preklampsia gjithashtu mund të ndikojë në mpiksjen e gjakut tuaj dhe mund të shkaktojë probleme të rënda të gjakderdhjes. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë në menaxhimin e shumicës së komplikimeve shëndetsore nëpërmjet kujdesit të rregullt para lindjes. Gratë me preklampsi kanë më shumë gjasa se gratë tjera që nuk kanë preklampsi që të kenë këto komplikime gjatë shtatzënisë:

  • Lindja e parakohshme. Madje edhe me trajtim, një grua shtatzënë me preklampsi mund të ketë nevojë të lindë më herët për të shmangur problemet e rënda shëndetësore për atë dhe foshnjen e saj.
  • Shkëputja e placentës.
  • Foshnja me kufizim në rritje brenda mitrës (shih më poshtë për më shumë hollësi).
  • Lindje e foshnjes me peshë të ulët.

Çfarë e shkakton preklampsinë?

Ne nuk e dimë se çka e shkakton preklampsinë. Mirëpo ekzistojnë disa gjëra që mund t’ju bëjnë të keni më shumë gjasa se gratë tjera që ta keni atë. Këta quhen faktorë të rrezikut. Disa faktorë të rrezikut ju vendosin në rrezik të madh për preklampsi, duke përfshirë:

  • Keni histori të preklampsisë. Kjo nënkupton që e keni pasur në shtatzënësinë paraprake. Sa më herët që e keni pasur preklampsinë në shtatzënësi, aq më i lartë është rreziku që ta keni prapë në shtatzëninë tjetër. Ju gjithashtu jeni në rrezik më të lartë nëse keni pasur preklampsi me komplikime tjera të shtatzënisë.
  • Keni shtatzëni të shumëfishtë (binjakë, trenjakë apo më shumë).
  • Keni tension të lartë të gjakut, diabet, sëmundje të veshkave apo sëmundje autoimune si lupus apo sindromin antifofolipid.
  • Faktorët tjerë të rrezikut për preklampsi përfshijnë shtatzëninë e parë, moshën mbi 35 vjeçare, obesitetin, historinë familjare me preklampsi, komplikimet në shtatzëninë paraprake, më shumë se 10 vite nga shtatzënia e fundit, keni pasur IVF

Si diagnostifikohet dhe trajtohet preklampsia?

Mjeku juaj duhet t’ju masë tensionin e gjakut dhe të kontrollojë urinën tuaj për proteina në çdo vizitë. Pasi që mund të keni preklampsi të lehtë pa simptome, është e rëndësishme të kryeni të gjitha vizitat e kujdesit para lindjes.

Kura për preklampsi është lindja e foshnjes suaj. Trajtimi varet se sa e rëndë është preklampsia juaj dhe në cilën fazë të shtatzënisë jeni. Edhe nëse keni preklampsi të lehtë, ju keni nevojë për trajtim për t’u siguruar që nuk përkeqësohet.

Shumica e grave me preklampsi të LEHTË pas javës së 37 të shtatzënisë nuk kanë probleme serioze të shëndetit. Nëse keni preklampsi të lehtë para javës së 37, mjeku juaj duhet të kontrollojë rregullisht tensionin tuaj të gjakut dhe urinën. Mjeku juaj duhet gjithashtu të kontollojë shëndetin e foshnjes suaj përmes ultrazërit. Ju mund të jeni në gjendje të qëndroni në shtëpi apo mjeku mund t’ju kërkojë që të qëndroni në spital.

Nëse keni preklamsi të RËNDË para javës së 34 të shtatzënisë, ju duhet të qëndroni në spital për monitorim nga afër. Mjeku mund t’iu trajtojë me barna të quajtura kortikosteroide para lindjes (të quajtur ACS). Këto barna ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të mushkërive të foshnjes suaj. Nëse përkeqësohet preklampsia, ju mund të duhet të lindni më herët. Shumica e foshnjeve të nënave me preklampsi të rënë para javës së 34 të shtatzënisë bëjnë më mirë në spital se nëse qëndrojnë në mitër. Nëse keni preklampsi të rëndë në javën e 34 të shtatzënisë apo pas saj, ju duhet të qëndroni në spital dhe mjeku mund të nxisë lindjen.

A mund të bëni lindje vaginale nëse keni preklampsi?

Po. Lindja vaginale mund të jetë më e mirë se sa lindja cezariane (prerja cezariane) nëse keni preklampsi.

Lindja e hershme dhe lindja e parakohshme

Edhe nëse bëni gjithçka që duhet gjatë shtatzënësisë, ju prapë mund të keni lindje të hershme dhe lindje të parakohshme. Lindja e hershme është lindja që fillon shumë herët, para javës së 37 të shtatzënisë.

Foshnjet e lindura parakohe mund të kenë probleme shëndetësore apo mund të kenë nevojë të qëndrojnë në spital më gjatë se foshnjet e lindura në kohë. Disa nga këto foshnje gjithashtu përballen me efekte afatgjata shëndetësore, si problemet afatgjata që prekin trurin, mushkëritë, dëgjimin apo shikimin.

Shenjat e lindjes së hershme

Këtu janë disa shenja që mund të keni lindje të hershme:

  • Kontraksione (barku juaj ngushtohet si grusht) çdo 10 minuta apo më shpesh
  • Ndryshime në rrjedhjet vaginale (rrjedhja e lëngut apo gjakderdhje nga vagina juaj)
  • Presioni i legenit—ndjenja që foshnja juaj është duke shtyrë poshtë
  • Dhimbje e ulët e mërzitshme e shpinës
  • Ngërçe të ngjashme me ato të menstruacioneve
  • Ngërçe në bark me apo pa diarre

Çka duhet të bëni nëse mendoni që jeni duke pasur lindje të hershme?

Lajmëroni mjekun tuaj apo shkoni në spital menjëherë nëse mendoni se jeni duke pasur lindje të hershme, apo nëse keni ndonjë nga shenjat paralajmëruese. Lajmëroni edhe nëse keni vetëm një shenjë.

Mjeku mund të kërkojë nga ju:

  • Që të shkoni në klinikë apo të shkoni në spital për kontroll.
  • Që të ndaloni atë që jeni duke e bërë. Pushoni në krahun tuaj të majtë për 1 orë.
  • Pini 2 deri në 3 gota ujë apo lëng (jo kafe apo soda).
  • Nëse shenjat përkeqësohen apo nuk largohen pas 1 ore, lajmëroni përsëri mjekun tuaj apo shkoni në spital. Nëse bëheni më mirë, relaksohuni për pjesën tjetër të ditës.

A mund të ndalohet lindja e hershme?

Mjeku mund t’ju japë barna për të ndaluar lindjen e hershme. Ju gjithashtu mund të merrni disa barna që mund të përmirësojnë shëndetin e foshnjes tuaj, edhe nëse lind më herët.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)

SST është infeksion që mund ta merrni gjatë marrëdhënieve seksuale me dikë që është infektuar. Ju mund të infektoheni me SST gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale, anale apo orale. Shumë persona me SST nuk e dinë që janë të infektuar pasi që SST nuk kanë simptoma.

Çfarë probleme mund të shkaktojnë SST-të gjatë shtatzënisë?

SST-të mund të jenë të dëmshme për gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre. SST-të mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, shkëputje të parakohshme të membranave (PROM), shtatzëni ektopike, defekte në lindje, abort apo lindje të frytit të vdekur.

Shumica e foshnjeve infektohen me SST kur kalojnë në kanalin e lindjes gjatë lindjes. Mirëpo disa SST mund të kalojnë placentën dhe të infektojnë foshnjen tuaj në mitër. Placenta rritet në mitrën tuaj dhe furnizon foshnjen tuaj me ushqim dhe oksigjen nëpërmjet kordonit kërthizor.

Si mund të dini nëse keni një SST?

Nëse jeni shtatzënë, është e rëndësishme të kuptoni nëse keni SST. Në vizitat për kujdes para lindjes, mjeku juaj duhet t’ju testojë për disa SST.

Si të mbroheni nga SST?

  • Testohuni dhe trajtohuni për SST. Nëse kuptoni se keni SST, trajtohuni menjëherë. Kjo mund t’ju ndihmojë të mbroni shëndetin dhe fertilitetin tuaj (aftësinë për të mbetur shtatzënë). Gjithashtu mund të ndihmojë foshnjen tuaj nga problemet që SST-të mund të shkaktojnë gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me testimin dhe trajtimin.
  • Mos kryeni marrëdhënie seksuale. Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin me SST.
  • Nëse kryeni marrëdhënie seksuale, atëherë kjo le të jetë vetëm me një person që nuk ka partnerë të tjerë seksualë. Përdorni kondom nëse nuk jeni të sigurt nëse partneri juaj ka SST. Kërkoni nga partneri juaj që të testohet dhe trajtohet për SST.

Toksoplasmoza

Toksoplasmoza është një infeksion i shkaktuar nga një parazit aq i vogël sa që nuk mund as ta shihni. Është shumë i zakonshëm. Shumë pak njerëz kanë simptoma pasi që sistemi i shëndoshë imunitar zakonisht nuk i lejon parazitët në shkaktimin e infeksionit. Toksoplasmoza mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore për foshnjen tuaj gjatë shtatzënisë.

Si infektoheni me toksoplasmozë?

Ju mund të vini në kontakt me parazitin që shkakton infeksionin duke:

  • ngrënë mish të papërgatitur apo jo të përgatitur mirë
  • ngrënë fruta dhe perime të palara
  • prekur jashtëqitjet e maceve
  • prekur enët e kuzhinës dhe pllakat për prerje të përdorura për përgatitjen e mishit të papërgatitur apo jo të përgatitur mirë dhe frutave dhe perimeve
  • prekur baltën apo rërën

Si mund të dini nëse keni toksoplasmozë?

Ju mund të mos e dini që jeni të infektuar. Shumicën e kohës nuk ka simptoma. Për disa persona duket si grip. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje në muskuj, kokëdhimbje, lodhje, ethe, parehati, apo gjëndra të fryra. Këto simptoma mund të zgjasin për një muaj apo më gjatë. Nëse mendoni që keni toksoplasmozë, bisedoni me mjekun tuaj i cili mund t’ju kërkojë një test të gjakut për të kuptuar nëse keni infeksionin. Edhe pse testet e gjakut janë pjesë e rregullt e kujdesit para lindjes, zakonisht nuk testoheni për toksoplasmozë. Prandaj sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se jeni të infektuar.

A mund të shkaktojë toksoplasmoza probleme para shtatzënisë?

Nëse këni toksoplasmozë brenda 6 muajve të mbetjes shtatzënë, ju mund t’ia kaloni atë foshnjes tuaj gjatë shtatzënësisë. Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me testimin.

A mund të shkaktojë toksoplasmoza komplikime gjatë shtatzënisë?

Po. Komplikimet e shtatzënisë të shkaktuara nga toksoplasmoza përfshijnë abortin, lindjen e hershme dhe lindjen e frytit të vdekur.

Nëse infektoheni me toksoplasmozë gjatë shtatzënisë, shanset janë një në tre që t akaloni infeksionin tek foshnja juaj. Sa më vonë që infektoheni gjatë shtatzënisë, aq më të rënda do të jenë problemet e foshnjes suaj pas lindjes. Për shembull, foshnja mund të ketë mikrocefali apo probleme me shikim. Disa foshnje të infektuara mund madje edhe të vdesin.

Nëse infektoheni me toksoplasmozë gjatë shtatzënisë, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë një test të quajtur amniocentezë (i quajtur edhe amnio) për të parë nëse është infektuar foshnja juaj. Amnio është test gjatë së cilit merret pak lëngë amniotik nga foshnja juaj në mitër. Ju mund ta bëni këtë test në javën 15 deri në 20 të shtatzënisë.

Lëngu mund të testohet për të parë nëse foshnja juaj ka toksoplasmozë. Gjithashtu mund të testohet edhe për probleme tjera me foshnjen, si defekte të lindjes apo probleme gjenetike. Defektet e lindjes janë probleme me trupin e foshnjes që janë të pranishme gjatë lindjes. Gjendja gjenetike mund të kalohet nga prindërit tek foshnjet nëpërmjet gjeneve dhe përfshijnë sëmundje të caktuara dhe defekte të lindjes.

A mund ta dëmtojë foshnjen tuaj toksoplasmoza gjatë shtatzënisë?

Shumica e foshnjeve të lindura me toksoplasmozë nuk kanë simptoma. Mirëpo, rreth 10% e të infektuarve lindin me probleme. Pa u trajtuar, madje edhe për ato foshnje pa simptoma, këto probleme ka më shumë gjasa që të zhvillohen në gjendje të rënda më vonë gjatë jetës, përfshirë paaftësi intelektuale, probleme në të shikuar, paralizë cerebrale, konvulsion dhe humbje të dëgjimit. Prandaj, nëse mendoni që keni pasur toksoplasmozë gjatë shtatzënisë, sigurohuni që foshnja juaj është testuar. Foshnja juaj mund të bëjë test të gjakut për të kontrolluar për këtë infeksion.

Si trajtohet toksoplasmoza?

Gjatë shtatzënisë, përdorimi i antibiotikëve të caktuar mund t’ju ndihmojë në zvogëlimin e mundësive që foshnja të infektohet me toksoplasmozë. Ky trajtim gjithashtu ndimon në zvogëlimin e seriozitetit të simptomave që mund t’i ketë foshnja juaj. Nëse foshnja juaj shfaq simptoma të toksoplasmozës, ai trajtohet me antibiotikë për së paku një vit.

Si mund të parandaloni toksoplasmozën?

  • Mos hani mish të papërgatitur apo jo të përgatitur mirë, veçanërisht të qengjit apo derrit. Mishi i përgatitur nuk duhet të ketë ngjyrë pembe dhe lëngjet duhet të jenë të kthjellëta.
  • Pastroni duart me sapun dhe ujë pasi të përdorni frutat, perimet apo mishin e papërgatitur.
  • Mos prekni sytë, hundën apo gojën gjatë punës me mish të papërgatitur.
  • Pastroni pllakat e prerjes, sipërfaqet e punës dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë me sapun pasi të përdoren me fruta, perime apo mish të papërgatitur.
  • Hiqni lëkurën apo pastroni thellësisht të gjitha frutat dhe perimet para se t’i hani.
  • Përdorni dorëza gjatë punës në kopsht. Pastroni duart pastaj.
  • Keni kujdes nga macet. Mos lejoni macen tuaj që të shkojë jashtë shtëpisë ku mund të vije në kontakt me parazitin. Kërkoni nga dikush tjetër që të pastrojë kutinë e maces. Pastroni duart thellësisht pasi të zbrazni kutinë.
  • Qëndroni larg kutive me rërë për fëmijë jashtë shtëpisë. Macave u pëlqen që të kryejnë nevojën në to.

Gjendja e kordonit kërthizor

Kordoni i kërthizës është tub që ju lidh juve me foshnjen tuaj gjatë shtatzënisë dhe përbëhet nga tri enë gjaku: një venë që bart ushqimin dhe oksigjenin nga placenta tek foshnja juaj dhe dy arterie që bartin mbeturinat nga foshnja juaj në placentë.

Kordoni i kërthizës mund të jetë shumë i gjatë apo shumë i shkurtër, nuk lidhet mirë me placentë apo lidhet nyje apo ndrydhet. Këto gjendje mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Mjeku juaj mund të zbulojë gjatë shtatzënisë përmes ultrazërit nëse keni ndonjërën nga këto gjendje.

Çka është prolepsi i kordonit kërthizor?

Prolepsi i kordonit kërthizor ndodh kur kordoni i kërthizës rrëshqet në vaginë (kanalin e lindjes) përpara foshnjes tuaj gjatë lindjes. Kordoni mund të ndrydhet, prandaj foshnja juaj mund të mos marrë mjaft oksigjen. Kjo ndodh në një në 300 lindje.

Nëse ju shpërthejnë ujërat dhe ndjeni diçka në vaginë, shkoni menjëherë në spital. Mjeku juaj mund të shikojë nëse ka proleps të kordonit duke kontrolluar ritmin e zemrës së foshnjes suaj dhe duke ekzaminuar komblikun. Ai mund të jetë në gjendje të largojë presionin nga kordoni i kërthizës duke e lëvizur foshnjen. Nëse kordoni ndrydhet, ju mund të keni nevojë për prerje cezariane në vend të lindjes vaginale.

Çka është arteria e vetme e kërthizës?

Arteria e vetme e kërthizës është kur mungon një arterie në kordonin e kërthizës. Ndodh në 1 në 100 shtatzënitë e vetme dhe 5 në 100 shtatzënitë e shumëfishta.

Rreth 20% e foshnjeve me një arterie të kërthizës kanë probleme shëndetësore, përfshirë problemet me zemër, veshka apo probleme të tretjes dhe probleme gjenetike. Nëse me ultrazë shihet që keni vetëm një arterie të kërthizës, mjeku mund t’ju rekomandojë kontrollin e shëndetit të foshnjes tuaj gjatë shtatzënisë me ultrazë të detajuar, amniocentezë dhe/ose ekokardiogram.

Çka është kordoni i lidhur?

Kordoni i lidhur është kordoni i kërthizës që mbështillet rreth qafës së foshnjës. Foshnjet me kordon të lidhur zakonisht lindin të shëndetshme, por nganjëherë mund të ndikojë në ritmin e zemrës së tyre. Mjeku juaj mund të shohë kordonin e lidhur në ultrazë dhe zakonisht mund ta largojë kordonin nga qafa e foshnjes gjatë lindjes.

Çka janë nyjet e kordonit kërthizor?

Nyjet në kordonin e kërthizës mund të formohen herët gjatë shtatzënisë kur foshnja juaj lëviz në mitër. Nyjet krijohen shumicën e kohës kur kordoni i kërthizës është shumë i gjatë dhe në shtatzënitë me binjakë identikë. Binjakët identikë ndajnë një qese amniotike, që e bën më të lehtë gërshetimin e kordoneve kërthizore. Qesja amniotike (e quajtur edhe qesja e ujrave) gjendet në brendi të vaginës dhe është e mbushur me lëng amniotik. Rreth 1 në 100 shtatzëni kanë nyjë në kordonin e kërthizës.

Çka është cista e kordonit kërthizor?

Cistat e kordonit kërthizor janë qese me lëngje në kordonin e kërthizës. Ato nuk janë të zakonshme – më pak se 1 në 100 shtatzëni kanë cistë në kordonin e kërthizës. Mjeku juaj mund të konstatojë cistën e kordonit kërthizor gjatë një ultrazëri. Shumica e cistave në tremujorin e parë nuk e dëmtojnë foshnjën.

Gjendjet e mitrës

Mitra (gjithashtu e quajtur shtrati i fëmijës) është vendi brenda jush ku rritet fëmija juaj. Disa gjendje (të quajtura abnormalitetet apo defektet) në mitrën tuaj mund të shkaktojnë probleme para dhe gjatë shtatzënisë.

Më poshtë janë gjërat kryesore që ju duhet të dini në lidhje me gjendjet e mitrës:

  • Shumica e këtyre gjendjeve nuk japin shenja apo simptoma që ndikojnë në shëndetin tuaj, kështu që ju nuk mund të dini rreth tyre deri atëherë kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë ose mbetni shtatzënë.
  • Disa prej këtyre gjendjeve nuk shkaktojnë probleme gjatë shtatzënësisë. Mirëpo disa gjendje mund ta bëjnë të vështirë për ju të mbetni shtatzënë, dhe disa mund të shkaktojnë probleme si lindje të parakohshme apo dështim.
  • Për disa gjendje, nevojitet trajtim për të ndihmuar përmirësimin e shanseve tuaja për të pasur një shtatzëni të shëndetshme.

Cilat janë gjendjet kongjenitale të mitrës?

Kongjenitale nënkupton diçka që është e pranishme qysh në lindje, kjo është diçka me të cilën ju keni lindur. Rreth 3% e grave lindin me një defekt në madhësi, formë apo strukturë të mitrës. Disa gjendje kongjenitale të mitrës nuk mund të shkaktojnë ndonjë problem gjatë shtatzënisë, por disa të tjera mund t’i rrisin shanset tuaja për të pasur një lindje të parakohshme, defekte në lindje, rritje të ngadaltë të bebes suaj, pozicion podalik ose probleme të tjera të pozitës, nevojë për lindje cezariane (e quajtur edhe prerje cezariane), ose abortim

Çka janë tumoret fibroze?

Tumoret fibroze janë rritje beninje të bëra nga indet e muskujve në mitër. Beninje do të thotë se ato nuk janë kancer. Ato janë një gjendje e fituar e mitrës. Kjo do të thotë që ju nuk keni lindur me tumore fibroze; në vend të kësaj, ato zhvillohen më vonë gjatë jetës.

Tumoret e vogla fibroze zakonisht nuk shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë, por tumoret më të mëdha fibroze mund të shkaktojnë komplikime, duke përfshirë:

  • Vështirësitë për të mbetur shtatzënë (e quajtur edhe infertilitet)
  • Lindja e parakohshme. Është lindja që fillon shumë herët, para javës së 37 të shtatzënisë.
  • Pozicioni podalik i foshnjes tuaj. Kjo mund të bëjë që ju të keni nevojë për prerje cezariane.
  • Shkëputja e placentës. Kjo është një gjendje e rëndë, në të cilën placenta ndahet nga muri i mitrës para lindjes.
  • Aborti
  • Gjakderdhja e madhe pas lindjes

Ju mund të keni tumore fibroze, nëse keni këto shenja dhe simptome:

  • Cikle të rënda
  • Anemi. Kjo është një gjendje kur ju nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut të shëndetshme për bartjen e oksigjenit në pjesën tjetër të trupit tuaj.
  • Dhimbje në bark ose shpinë
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Vështirësi gjatë urinimit ose nevojë për të urinuar shpeshherë

Disa gra me tumore fibroze mund të kenë nevojë të trajtohen me barna  kundër dhimbjeve në bark dhe shpinë. Nëse mjeku juaj mendon se tumoret fibroze janë duke ju shkaktuar vështirësi për të mbetur shtatzënë ose dështime të përsëritura, mjeku mund të rekomandojë qe t’i nënshtroheni operacionit (te quajtur miomektomi) për t’i hequr ato.

Çfarë janë lungat (vrragat) e mitrës?

Këto janë lunga ose ind lungor në mitër. Njihen edhe si Sindromi i Asherman-it. Lungat  mund ta dëmtojnë murin e mitrës që quhet endometrium. Janë gjendje të fituara që mund të shkaktohen nga infeksioni i quajtur endometritus apo nga një operacion i kryer në mitër ose qafë të mitrës, si për shembull dilatimi dhe kiretazha. Shumë gra i nënshtrohen dilatimit dhe kiretazhës pas një dështimi për largimin e indit nga mitra.

Shenjat dhe simptomat e lungave të mitrës përfshijnë menstruacionet e lehta ose të rralla, megjithëse disa gra nuk kanë fare shenja ose simptoma. Lungat mund të shkaktojnë vështirësi të mbarësimit, lindje të parakohshme dhe përsëritje të dështimeve. Mjeku juaj mund të përdorë procedurën e quajtur histeroskopi për të gjetur dhe hequr indet lungore nga mitra juaj.

Si mund të dini nëse keni një gjendje të mitrës?

Mjeku i juaj përdor teste të posaçme për të zbuluar këto gjendje. Ju mund të keni nevojë për më shumë se një test për të kuptuar se çfarë gjendje keni. Nëse testet tregojnë se ju keni një problem me mitrën tuaj, mjeku mund të rekomandojë që t'i nënshtroni një operacioni, veçanërisht në qoftë se keni pasur një lindje të parakohshme apo abort në të kaluarën.

Çfarë është një mitër e kthyer mbrapsht ?

Mitër e kthyer mbrapsht është kur mitra juaj kthehet prapa në vend se përpara. Kjo është një gjendje e zakonshme që afërsisht 1 në 5 gra e kanë. Ju mund të lindni me këtë gjendje (kongjenitale), ose ajo mund të zhvillohet më vonë gjatë jetës (e fituar). Një mitër e kthyer mbrapsht rrallë shkakton komplikime të shtatzënisë.

 

 

 

Category: Problemet e nënës

Ligjërata mbi temën Vështirësitë

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit