Planifikimi i lindjës tuaj

Çanta e lindjës

Disa javë para datës së paracaktuar, paketoni një çantë të vogël për spital me gjësendet që mund t’ju nevojitën për lindje apo pas lindjës. Këtu mund të hyjnë:

  • Dokumenti juaj i identifikimit.
  • Çfarëdo dokumenti që lidhet me testet/ekzaminimet para lindjës.
  • Elemente sanitare siç janë pasta e dhëmbëve, brusha e dhëmbëve, krehër, buzëkuq, deodorant, etj.
  • Ndonjë libër, revistë, apo pajisje muzikore që të kaloni kohën dhe relaksoheni.
  • Papuçe dhe çorape.
  • 2-3 sytjena të butë nga pambuku dhe 5-6 palë brekë.
  • 2-3 këmisha të rehatshme të natës apo këmisha që janë të gjata deri te gjunjët
  • Fasuleta intime për femra (olloshka).
  • Shishe me ujë.
  • Rroba për kur të ktheheni në shtëpi.

Për foshnjën tuaj të porsalindur, ju duhet të sjellni:

  • Pelena dhe palloma.
  • Një jelek/bluzë me mëngë të shkurtëra dhe një shpiozë (nëse me të nuk mbulohën shuplakat dhe shputat merrni me vete edhe çorape dhe dorëza). Nëse është dimër, do t’ju nevojitet poashtu një komplet dimëror për foshnje.
  • Kapele të pambukta.
  • Batanije.

Kur të arrini në spital

Zakonisht, kur të arrini në spitalet publike në Kosovë:

  • Ju do të hyni në repartin e Gjinekologjisë dhe do të shkoni në dhomën e pritjës ku do t’ju kërkohet një dokument identifikimi dhe një infermiere do t’ju bëjë disa pyetje (p.sh. historia e juaj mjekësore, data e paracaktuar e lindjës, sa janë të forta shtrëngimet tuaja, nëse ju kanë shpërthyer ujërat apo nëse keni gjakderdhje). Mjeku në detyrë do të bëjë ekzaminimin e gjendjës tuaj, i cili përfshin një test të brendshëm ku matet hapja juaj, një test i jashtëm ku matet gjerësia e legenit tuaj dhe një ultrazë të foshnjës që të përcaktohet pozita, madhësia dhe ritmi i zemrës së foshnjës.
  • Nëse ju kanë filluar dhimbjet e lindjës, ju do të shoqëroheni për në dhomën e lindjës. Me shumë gjasa infermieret do t’ju këshillojnë të qëndroni aktive (të ecni) që ta bëni më të lehtë fillimin e lindjës tuaj. Nëse keni nevojë, infermierja do t’ju bëjë një injeksion për të shtyrë fillimin e dhimbjeve të lindjës. Infermierja/mamia do të masë rregullisht ritmin e zemrës së foshnjës suaj.
  • Nëse tashmë jeni, apo jeni afër, në Fazën e Dytë të Dhimbjeve të Lindjës, ju do të shoqëroheni menjëherë për në dhomën e lindjës.
  • Nëse dhimbjet e lindjës nuk ju kanë filluar ende dhe ju ende nuk jeni regjistruar në spital; (p.sh. për shkak se mjeku juaj ju këshillon që të regjistroheni), ju do të duhet të shkoni në repartin e maternitetit. 

Category: Planifikimi i lindjes tuaj

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit