Deri në fund të muajit të dymbëdhjetë, shumica e foshnjeve:

  • Ulet pa e mbajtur
  • Qëndron në pozitën duar-dhe-këmbë dhe zvarritet
  • Ngritet vetë në këmbë
  • Ecë duke u mbajtur në mobile, si dhe mund të  bëjë disa hapa pa u mbajtur
  • E përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra
  • Thotë “dada”/”mama” dhe “oh-oh!”
  • Mundohet të imitojë fjalë
  • Reagon ndaj “jo”-së dhe kërkesave të thjeshta verbale
  • Përdor gjeste të thjeshta, si p.sh. tund kokën
  • për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur
  • Fillon ti përdorë gjërat në mënyrë të duhur (të pijë nga filxhani, t’i krehë flokët me krehur)
  • Gjen me lehtësi gjërat e fshehura
  • Lidhë emrin me foto  

Ky është vetëm një udhëzues; secili fëmijë është unik dhe zhvillohet në ritmin e vet.

Teksti i marrë nga: March of Dimes

Category: Muaji

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit