Të ushqyerit me gji i ofron foshnjës fillimin më të mirë të jetës; klikoni këtu për të parë pse. Ne mund t’ju ofrojmë të gjithë mbështetjen që ju nevojitet që të ushqeni foshnjën tuaj me sukses, duke përfshirë edhe ligjërata në Qendrën tuaj më të afërt Klasat për Nëna  dhe profesionistë të kualifikuar që mund t’ju përgjigjen pyetjeve në telefon.

Disa fakte themelore:

1.Foshnjat ushqehet çdo 3-4 orë (8-12 herë në ditë) gjatë muajit të parë. Kjo ndodh për shkak se ato kanë stomak të vogël dhe qumështi tretet shpejt. Kjo nuk nënkupton se ato nuk po marrin mjaftueshëm qumësht.

2.Si ta kuptoni që foshnja juaj është e uritur? Shikoni për shenjat kur foshnja: kthen kokën kah dora juaj kur e prekni, nxjerr gjuhën, thith gishtin, fut dorën në gojë dhe qan (kjo është shenjë e vonshme; provoni ta ushqeni foshnjën para se të qajë).

3.Ushqeni foshnjën sipas nevojës dhe mos ndiqni një orar të caktuar. Lejoni foshnjën të ushqehet deri sa të përfundojë; mos e përcaktoni një kohëzgjatje nëse e ushqeni me gji apo një sasi të shishes nëse e ushqeni me formulë.

4.Vrullet e rritjes zakonisht ndodhin në javën e dytë, gjashtë dhe në muajin e tretë. Kështu që foshnja do të ushqehet me shumë dhe gjumi me shumë gjasë do t’i çrregullohet.

5.Nëse planifikoni ta ushqeni foshnjën me gji dhe me shishe, prisni deri në javët 4-8 para se t’ia prezantoni asaj shishen që të evitoni hutinë që foshnja pastaj mund të ketë ndaj thithjes.

Si ta kuptoni që foshnja juaj po ushqehet mjaftueshëm:

  1. Ndotja e pelenave – shenja më e qartë është, 4-6 pelena të lagura dhe 3-6 pelena të ndotura në ditë gjatë javëve 1-6. Urina duhet të jetë e pastër apo e verdhë e turbullt.
  2. Shtimi në peshë – foshnja rikthen peshën e lindjes brenda dy javëve, por mbani mend që foshnja humb 5-10% të peshës së lindjes në 3-4 ditët e para pas lindjes.
  3. Foshnja është e relaksuar – foshnja duket e relaksuar dhe e lumtur pasi që të ushqehet.

Nëse e ushqeni foshnjën me gji, janë dy shenja kryesore: i) gjinjtë zbuten pas të ushqyerës, ii) ju dëgjoni apo shikoni foshnjën tek gëlltitet gjatë ushqyerjes.

Shumica e ekspertëve sugjerojnë që të pritet deri në muajin e gjashtë para se foshnjës t’i prezantohet ushqimi i fortë. Qumështi i gjirit apo ai me formulë përmban të gjitha elementet ushqyese që i nevojiten. Deri sa të arrijë këtë moshë, foshnja nuk është e gatshme fizikisht që të hajë ushqime të forta dhe prezantimi i tyre më herët mund të shkaktojë problem të tretjes apo probleme të tjera shëndetësore, siç janë rastet e të ushqyerit e tepërt/çrregullimi i peshës.

Udhëzuesi i të ushqyerit për vitin e parë të foshnjës

1.        Foshnja 0-6 muajshe

Foshnjat që ushqehet me gji

  • Ushqeni foshnjën sipas kërkesës, që nënkupton kurdo dhe për sa kohë që foshnja të dëshirojë në të dy gjinjtë.
  • Gjatë dy javëve të para, ju duhet të ushqeni foshnjën çdo 2-3 orë (8-12 herë në ditë) duke lejuar foshnjën të ushqehet sa të dojë në të dy gjinjtë.
  • Ndërmjet javëve 2-6 vazhdoni ta ushqeni foshnjën sipas kërkesës, por foshnja mund të pushojë më gjatë ndërmjet të ushqyerave; ushqejeni rreth 8 herë brenda 24 orëve. Ushqyerja e shpeshtë do t’ju ndihmojë të prodhoni më shumë qumësht. Foshnjat fillojnë të aftësohen më shumë dhe koha e të ushqyerit shkurtohet.
  • Ndërmjet muajve 2-6, ushqeni foshnjën me gji 6-8 herë brenda 24 orëve.

Foshnjat që ushqehen me formulë:

  • Foshnjës i nevojiten afërsisht 150-200ml qumësht formulë për 1kg të peshës së trupit në ditë (më pak në javën e parë) dhe kjo do të vazhdojë derisa foshnja të fillojë të hajë ushqime të forta.
  • Gjatë dy javëve të para, ofroni foshnjës afërsisht 60-70ml çdo 2-3 orë.
  • Ndërmjet javëve 2-8, ofroni foshnjës 75-105ml qumësht formulë 5-8 herë çdo 24 orë. Apetiti i foshnjës mund të ndryshojë nga e ushqyera në të ushqyer dhe nga dita në ditë, kështu që shikoni për shenjat e foshnjës që të mësoni nëse ajo dëshiron më tepër (e përfundon të ushqyerën shpejtë dhe kërkon për më shumë, vazhdon të thithë apo qan kur foshnja të përfundojë shishen) apo më pak (kthen kokën në tjetër drejtim, shtyn shishen larg nga goja, refuzon të hapë gojën). Mos e ushqeni shumë pasi që kjo mund të shkaktojë të vjella, dhimbje në stomak apo çrregullim të peshës.
  • Ndërmjet muajve 2-6, ofroni foshnjës 105-210ml, 5-6 herë çdo 24 orë.

Si ta kuptoni që foshnja juaj po ushqehet mjaftueshëm:

  • Ndotja e pelenave – shenja më e qartë është, 4-6 pelena të lagura dhe 3-6 pelena të ndotura në ditë gjatë javëve 1-6. Urina duhet të jetë e pastër apo e verdhë e turbullt.
  • Shtimi në peshë – foshnja rikthen peshën e lindjes brenda dy javëve, por mbani mend që foshnja humb 5-10% të peshës së lindjes në 3-4 ditët e para pas lindjes.
  • Foshnja është e relaksuar – foshnja duket e relaksuar dhe e lumtur pasi që të ushqehet.
  • Nëse e ushqeni foshnjën me gji, janë dy shenja kryesore: i) gjinjtë zbuten pas të ushqyerës, ii) ju dëgjoni apo shikoni foshnjën tek gëlltitet gjatë ushqyerjes.

2.        Prezantimi i ushqimit të fortë

Shenjat që foshnja është gati:

  • Mund të ngritet dhe mban kokën lartë pa u ndihmuar.
  • Nuk nxjerr gjuhën më p.sh. nuk e shtyn ushqimin jashtë nga goja dhe mund të marrë ushqimin nga luga e ta dërgojë deri në fyt.
  • Ka shtuar peshë të theksuar (dyfish sa pesha e lindjes) dhe peshon së paku 6kg.
  • Tregon interes ndaj ushqimit dhe bën lëvizje përtypëse.

Të gjitha foshnjat janë të ndryshme dhe përderisa një foshnje 4-muajshe mund të tregojë të gjitha shenjat që është e gatshme të ushqehet me ushqim të fortë, një foshnje tjetër mund të mos jetë gati deri në muajin e 7-të ose 8-të. Edhe nëse familja juaj ju bën presion të filloni ta ushqeni foshnjën tuaj me ushqim të ngurtë, ose nëse foshnja e shoqes suaj ka filluar të ushqehet me ushqim të ngurtë, kjo nuk do të thotë që foshnja juaj është gati. Foshnja juaj i pranon të gjitha vlerat ushqyese nga qumështi i gjirit dhe/ose nga formula. Nëse filloni shumë herët ta ushqeni me ushqim të ngurtë mund të zëvendësoni të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten foshnjës suaj dhe mund t’i shkaktohen probleme me zorrët dhe alergjitë. Kjo është arsyeja pse Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumë autoritete kombëtare të shëndetësisë, si­ç është Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandojnë që të pritet deri në muajin e gjashtë. Poashtu mbani mend që foshnjat shpesh kanë vrull të rritjes kur janë 3-4 muajshe, që nënkupton të ushqyera më të shpeshta dhe më shumë zgjime gjatë natës. Kjo nuk është një shenjë se foshnja është e gatshme për ushqim të fortë. Provoni t’i jepni më shumë qumësht dhe për një apo dy javë foshnja do t’i kthehet shprehive normale të të ushqyerit.

Këshilla për të filluar:

  • Mos nxitoni – prezantoni ushqimet e reja një nga një dhe është ide e mirë që të prisni 2-3 ditë para se të prezantoni një ushqim tjetër të ri.
  • Filloni lehtë – që të evitoni mundësinë që foshnja të nervozohet kur është e uritur, provoni t’i ofroni pak qumësht gjiri apo formulë në fillim, pastaj nga një gjysmë luge të ushqimit të ngurtë, dhe përfundoni prapë me qumështi gjiri apo formulë.
  • Vazhdoni të provoni – mos u dekurajoni nëse foshnja nuk i pëlqen ushqimet e ngurta apo bën fytyra qesharake. Është diçka krejt e re për të. Vazhdoni t’i ofroni dhe inkurajojeni pasi që eventualisht ajo do të mësohet.
  • Mos i jepni me forcë – mos e bëni foshnjën që të hajë nëse ajo qan apo kthen kokën në tjetër anë kur provoni ta ushqeni. Kthehuni në të ushqyerën me gji apo me shishe për një kohë para se të provoni përsëri.
  • Përfshini fëmijën – kurdo që të jetë e mundur, bëni që fëmija të hajë bashkë me pjesën tjetër të familjes që ajo të ndjehet e përfshirë dhe mund të shikojë dhe të mësojë.
  • Prisni që të ketë rrëmujë – përgatituni që të gjeni ushqim në fytyrën e foshnjës, duart, përparësen, karrigen e fëmijëve, në dysheme dhe në fytyrën tuaj!           
  • Jepini shumë qumësht gjiri apo formulë – sigurohuni që foshnja të vazhdojë të pijë shumë qumësht gjiri apo formulë. Kjo do të bëjë që foshnja të marrë elementet e duhura ushqyese dhe të minimizojë mundësinë për kapsllëk, që mund të ndodhë kur të fillojë të hajë ushqime të forta.
  • Dalloni shenjat e foshnjës – nëse foshnja dëshiron të hajë, ajo do të hapë gojën ose të anojë drejt lugës. Nëse nuk dëshiron më, ajo do të mbyllë gojën dhe të kthejë kokën në anën tjetër që të mos lejojë lugën në gojë, apo e nxjerr ushqimin nga goja.

Ushqime të mira për fillim:

  • Fruta – molla, avokado, banane dhe dardha
  • Perime – karota, bizele, patate të ëmbla, kungull të shtypur
  • Drithëra – elb, qull tërshëre, oriz

3.        Foshnja 6-12 muajshe

Më poshtë keni një udhëzues të të ushqyerit për foshnjat 6-12 muajshe. Kjo tabelë duhet të përdoret vetës për udhëzim; gjithmonë konsultohuni me mjekun e foshnjës rreth ushqimeve të forta.

Udhëzues ditor i të ushqyerit

 

6-8 muajshe

9-10 muajshe

11-12 muajshe

Sasia e marrë e qumështit

Ushqeni me gji çdo 3-4 orë

Formulë 0.7-1.1l

Ushqeni me gji çdo 4-5 orë

Formulë 0.7-0.9l

Ushqeni me gji çdo 4-5 orë

Formulë 0.7-0.9l

Ushqimet e Forta

 

 

 

- Numri i ushqimeve, gjithsej lugë

2-3 vakte, 9-24 lugë

3-4 vakte, 17-30 lugë

3-4 vakte, 17-30 lugë

- Forma e ushqimit

I lëngshëm në formë të kremit+ ushqim që hahet me gishta

I shtypur + copa të vogla + ushqim që hahet me gishta

I shtypur + copa të vogla + ushqim që hahet me gishta

- Drithëra

3-8 lugë

5-8 lugë

5-8 lugë

- Fruta

1-3 lugë 2 herë në ditë

2-4 lugë 2 herë në ditë

2-4 lugë 2 herë në ditë

- Perime

1-3 lugë 2 herë në ditë

2-4 lugë 2 herë në ditë

2-4 lugë 2 herë në ditë

- Mish/Proteina

1-2 lugë 2 herë në ditë

2-3 lugë 2 herë në ditë

2-3 lugë 2 herë në ditë

- Ujë (opsionale)

Jo më shumë se 60-90ml

Jo më shumë se 60-90ml

Jo më shumë se 60-90ml

Burimet e të dhënave: Wholesome Baby Food: http://wholesomebabyfood.momtastic.com, Johns Hopkins Medicine: http://m.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/pediatrics/feeding_guide_for_the_first_year_90,P02209/, and BabyCenter: http://www.babycenter.com/0_age-by-age-guide-to-feeding-your-baby_1400680.bc

Gjërat që duhet të shmangni në foshnjat nën 12 muajshe:

  • Qumështin e lopës si zëvendësim i qumështit të gjirit apo atij formulë.
  • Mjaltin pasi që bakteret në të mund të shkaktojnë botulizmin.
  • Arrat pasi që kanë shumë gjasa që të shkaktojnë reaksion alergjik.
  • Drithërat në shishen e foshnjes (të njohura ndryshe si të ushqyerit e trashur) pasi që kjo mund të shkaktojë që foshnja të ngulfatet dhe të ketë pasoja në peshën e saj. Të ushqyerat e trashura duhet të bëhen vetëm me lejen e mjekut.
  • Ka pasur mendime të ndryshme rreth të ushqyerit e foshnjës me këto ushqime para se ajo të mbushë 12 muaj, si: dredhëza të freskëta, fruta të agrumeve, rrush, misër, të bardhën e vesë, dhe guaca deri. Këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj para se t’ia ofroni foshnjës këto ushqime. 

Për këshilla rreth zverdhjes së foshnjës gjatë të ushqyerit me gji, klikoni këtu.

Category: Të ushqyerit

Në fokus

Ligjërata mbi temën Foshnja dhe Nëna

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit