Disa javë para datës së paracaktuar, paketoni një çantë të vogël për spital me gjësendet që mund t’ju nevojiten për lindje apo pas lindjes. Këtu mund të hyjnë:

  • Dokumenti juaj i identifikimit.
  • Çfarëdo dokumenti që lidhet me testet/ekzaminimet para lindjës.
  • Elemente sanitare siç janë pasta e dhëmbëve, brusha e dhëmbëve, krehër, buzëkuq, deodorant, etj.
  • Ndonjë libër, revistë, apo pajisje muzikore që të kaloni kohën dhe relaksoheni.
  • Papuçe dhe çorape.
  • 2-3 sytjena të butë nga pambuku dhe 5-6 palë brekë.
  • 2-3 këmisha të rehatshme të natës apo këmisha që janë të gjata deri te gjunjët
  • Fasuleta intime për femra (olloshka).
  • Shishe me ujë.
  • Rroba për kur të ktheheni në shtëpi.

Për foshnjën tuaj të porsalindur, ju duhet të sjellni:

  • Pelena dhe palloma.
  • Një jelek/bluzë me mëngë të shkurtëra dhe një shpiozë (nëse me të nuk mbulohen shuplakat dhe shputat merrni me vete edhe çorape dhe dorëza). Nëse është dimër, do t’ju nevojitet poashtu një komplet dimëror për foshnje.
  • Kapele të pambukta.
  • Batanije.
Category: Mjetet

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit