Janë pesë shenja të rëndësishme që tregojnë nevojën e domosdoshme për të shkuar në spital.

Mund ta porosisni partnerin tuaj që të masë kohëzgjatjen e shtrëngimeve tuaja dhe të niseni për në spital kur ato të jenë vazhdimisht nga pesë minuta ndërmjet, përveç në rastet kur ju jetoni në një distancë më të largët nga spitali, në të cilin rast do të duhet të niseni më herët. Këshillohuni me mjekun tuaj se kur është koha më e mirë për të shkuar në spital. Arsye tjera (shenja të rrezikshme) për të shkuar menjëherë në spital janë nëse:

  1. Ju kanë shpërthyer ujërat apo keni rrjedhje të lëngut amniotik i cili është i verdhë/kaftë/gjelbërt apo ka ngjyrë të gjakut.
  2. Foshnja është më pak aktive sesa zakonisht.
  3. Keni gjakderdhje vaginale (përveç në rastet kur është vetëm gjak sipërfaqësor), dhimbje të vazhdueshme të mëdha të barkut, apo keni ethe.
  4. Shtrëngimet e barkut fillojnë para javës së 37-të (këto nuk janë kontraksionet Braxton Hicks; lexoni më poshtë).
  5. Keni kokë-dhembje të mëdha dhe të vazhdueshme, ndryshime në të parë, dhimbje të madhe apo plogështi në pjesën e sipërme të barkut, dhe ënjtje jo-normale. Këto janë shenja të para-eklampsisë (kur gruaja vuan nga më shumë se një nga simptomat e lartpërmendura).
Category: Mjetet

Ligjërata mbi temën Lindja

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit