Po, këtë mund ta arrini duke e ushqyer foshnjën me gji mjaft shpesh dhe duke mbajtur foshnjën në pozitën e duhur. Nëse jeni e brengosur, ka mënyra të ndryshme për të rritur sasinë e furnizimit me qumësht.

Ju me siguri do të keni qumësht të mjaftueshëm përderisa pini mjaft ujë dhe ushqeni foshnjën tuaj me gji shpesh. Prodhimi i qumështit tuaj do t’i përshtatet kërkesës së foshnjës – sa më shumë foshnja e kërkon, që nënkupton se sa më shumë e ushqeni me gji, aq më shumë qumësht gjiri do të prodhoni. Është normale të brengoseni përderisa nuk mund të shihni se sa qumësht foshnja juaj po merr, mirëpo këtu do të gjeni disa mënyra për t’u siguruar që foshnja juaj ka qumësht të mjaftueshëm.

  1. Ndotja e pelenave – shenja më e qartë është, 4-6 pelena të lagura dhe 3-6 pelena të ndotura në ditë gjatë javëve 1-6. Urina duhet të jetë e pastër apo e verdhë e turbullt.
  2. Shtimi në peshë – foshnja rikthen peshën e lindjes brenda dy javëve, por mbani mend që foshnja humb 5-10% të peshës së lindjës në 3-4 ditët e para pas lindjes.
  3. Foshnja është e relaksuar – foshnja duket e relaksuar dhe e lumtur pasi që të ushqehet.
  4. Nëse e ushqeni foshnjën me gji, janë dy shenja kryesore: i) gjinjtë zbuten pas ushqyerjes, ii) ju dëgjoni apo shikoni foshnjën tek gëlltitet gjatë ushqyerjes.

Derdhja e qumështit të gjirit është e rëndësishme sidomos në 2-3 javët e para sepse kjo është koha kur përcaktohët kapaciteti i prodhimit të qumështit. Sa më shumë qumësht të derdhni gjatë kësaj kohe, aq më shumë qumësht do të keni për foshnjën tuaj për një periudhë më të gjatë.Mirëpo mos u brengosni nëse keni probleme gjatë kësaj kohe sepse ka mënyra për të shtuar prodhimin e qumështit të gjirit më vonë.

Në momentin që ju do të filloni të prodhoni qumësht gjiri, prodhimi do të vazhdojë vetvetiu, qumështi do të krijohet më shpejtë kur gjoksi nuk është i mbushur me qumësht, dhe më ngadalë kur është i mbushur. Kjo është arsyeja pse prodhimi i qumështit do të ngadalësohet nëse ju prisni të “ju mbushen” gjinjtë me qumësht, prandaj mos prisni! Gjoksi juaj nuk është pothuajse kurrë i boshatisur, dhe ju gjithmonë do të mund të nxirrni më shumë qumësht!

Mënyra për ta rritur sasinë e qumështit

  • Na kontaktoni apo vizitoni Qendrën tuaj më të afërt Beba-ks për informata dhe mbështetje.
  • “Inkurajoni foshnjën tuaj që të ushqehet sa më shpesh dhe për sa gjatë ajo të dëshirojë.
  • Ia ofroni të dy gjinjët gjatë të ushqyerit. Lejoni foshnjën që të qëndrojë në njërin gji përderisa ajo vazhdon të thithë dhe gëlltisë rregullisht. Ofrojani gjirin tjetër kur foshnja të ngadalësojë apo ndalojë. "Së pari përfundoni me njërin gji!," është një rregull i përgjithshëm. Kjo teknikë i mundëson foshnjës të marrë sasi të mira të qumështit të pasur dhe më të yndyrshëm.”
  • Foshnja duhet të përfundojë vetë të ushqyerit. Ajo mund ta bëjë këtë duke fjetur apo duke u larguar nga gjiri pas rreth 10 deri 30 minutash të gëlltitjes dhe thithjes aktive.
  • Sigurohuni që foshnja të jetë e kapur për gjiri dhe e pozicionuar saktë në gji, që nënkupton, buzët duhet të mbulojnë areolën (pjesa e errët e gjirit). Ne mund t’ju ndihmojmë me gjetjën e pozitave të sakta dhe poashtu t’ju sugjerojmë ide që të zbusni ënjtjen.
  • Foshnja e përgjumur mund të përfitojë nga “të ushqyerit me dy gjinjtë”, që nënkupton ndërrimin e gjinjve dy apo tri herë gjatë çdo të ushqyeri. Ndërroni gjirin kur thithja e foshnjës të bëhet më e ngadaltë dhe të gëlltisë më rrallë.
  • E gjithë thithja e foshnjës duhet të bëhet në gji. Kufizoni apo ndaloni përdorimin e biberonit përderisa e inkurajoni foshnjën që të ushqehet me gji. Nëse përdorni suplemente, mund t’ja jepni këto suplemente me lugë apo filxhan.”
  • Praktikoni shtrydhjen e gjirit; klikoni këtu për të parë si bëhet kjo.

“Këto mund të jenë kohë shqetësuese për ju. Kujdesuni për veten. Kushtojini rëndësi nevojës suaj për të pushuar, për t’u relaksuar, të hani shëndetshëm dhe të pini mjaft lëngje.”

Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/increase.html

Category: Gjidhënia