Këtu mund t’i gjeni dhjetë mitet kryesore për gjidhënien:

1. Ushqyerja me qumësht gjiri bën që gjinjtë të qëndrojnë më të varur si dhe të zvogëlohen. MIT!

Është shtatzënia, jo gjidhënia që shkakton ndryshimin e madhësisë së gjoksit, dhe formën e tyre pas lindjes. Mënyra më e mirë për të parandaluar varjen e tyre është që gjatë dhe pas shtatzënisë të përdorni sytjena të përshtatshme.

2. Do të ju duhet të ndaloni ushqyerjen me qumësht gjiri nëse ngeleni shtatzënë. MIT!

Nuk ka asnjë arsye mjekësore që të ndaloni ushqyerjen me qumësht gjiri kur jeni shtatzënë. Përjashtim bën rasti i shtatzënisë me rrezik të lartë, pasi që gjidhënia liron oksitocinën që mund të shkaktojë shtrëngime të barkut (kontraksione), ky do të jetë rast i njejtë në të cilin do të këshilloheni të mos keni marrëdhënje seksuale dhe të qëndroni e shtrirë të shumtën e kohës. Shumë gra e vazhdojnë ushqyerjen me qumësht gjiri të fëmijës së tyre paraprak edhe gjatë shtatzënisë edhe pas lindjes. Në këtë rast, maja e gjirit (thithka) mund të bëhet më e ndjeshme dhe prodhimi i qumështit mund të zvogëlohet për shkak të ndryshimit të hormoneve.

3. Ju duhet të pastroni thithkat tuaja para se foshnjën ta ushqeni me qumësht gjiri. MIT! 

Ushqyerja me qumësht gjiri ka vetvetiu veti anti-bakteriale, për dallim nga të ushqyerit me qumësht me formulë me ç’rast ju duhet të sterilizoni gjithçka. Nuk ka nevojë të pastroni thithkat tuaja para ushqyerjes me qumësht gjiri pasi që kjo mund t’i fshijë vajrat mbrojtës.

4. Shumë gra nuk mund të prodhojnë qumësht gjiri të mjaftueshëm për foshnje. MIT!  

Pjesa më e madhe e grave prodhojnë më shumë se mjaftueshëm qumësht gjiri. Në rast se foshnja nuk fiton peshën e mjaftuar, problem mund të jetë kapja jo e mirë e saj që ndikon në mos-marrjen e qumështit të mjaftueshëm për të.

5. Gjinjtë e nënës nuk mund të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm gjatë ditëve të para të paslindjes. MIT! 

Kjo mund të duket, mirëpo foshnja në ditët e para pas lindjes ka nevojë për sasi të vogla të qumështit, që në fillim quhet kulloshtër dhe e cila është tejet e rëndësishme dhe e shëndetshme. Mirëpo, foshnja duhet të kapet mirë që të marrë kulloshtër, sepse nëse nuk kapet mirë, foshnja mund të ushqehët për orë të tëra dhe prapë të jetë e uritur.

6. Nuk ka ndonjë mënyrë për të ditur se sa qumësht gjiri foshnja po merr. MIT!

Ka forma shumë të qarta për të parë nëse foshnja po merr qumësht të mjaftueshëm:
1) Forma me të cilën foshnja thithë qumështin është duke hapur dhe mbyllur gojën me pauza ndërmjet.
2) Ndotja e pelenave.
3) Foshnja duket e kënaqur dhe e relaksuar pas ushqyerjes.
4) Foshnja e rifiton peshën e lindjes brenda dy javëve.

7. Në qoftë se foshnja nuk ushqehet me qumësht gjiri për disa ditë apo javë, nëna nuk duhet të rifillojë ushqyerjen me qumësht gjiri sepse qumështi thartohet. MIT!

 Qumështi do të ketë të njëjtin kualitet si më parë.

8. Ushqyerja me shishe është më e lehtë se sa ushqyerja me qumësht gjiri. MIT!

Ushqyerja me shishe përfshin shpenzimet për blerjën e shisheve dhe formulës, mundin për pastrimin dhe sterilizimin e çdo pjese si dhe kohën për ngrohjën e qumështit. Sidoqoftë, ushqyerja me qumësht gjiri mund të jetë e vështirë nëse nuk keni ndihmën e duhur për të filluar mbarë këtë proces. Edhe pse ushqyerja me qumësht gjiri është më e ndërlikuar në fillim, ajo zakonisht bëhet më e lehtë me kalimin e kohës.

9. Foshnja që ushqehet me qumësht gjiri ka nevojë për më shumë ujë gjatë motit të nxehtë. MIT!

Qumështi i gjirit përmban të gjitha lëngjet për të cilat foshnja ka nevojë.

10. Nëse nëna është e sëmurë, ajo duhet të ndalojë gjidhënien. MIT!

Me shumë pak përjashtime, vazhdimi i gjidhënies kur nëna është e sëmurë, do t’a mbrojë foshnjën. Kur nënës t’i shfaqen simptomat, ajo tashmë do t’i ketë kaluar infeksionin foshnjës. Prandaj, mbrojtja më e mirë e foshnjës nga infeksioni është vazhdimi i të ushqyerit me qumështin e gjirit të nënës së saj. Nëse foshnja sëmuret, ajo do të jetë më pak e sëmurë nëse vazhdon të ushqehet me qumësht gjiri.

Category: Mjetet