Ky është një shqetësim i zakonshëm, por shpeshherë është një alarm i rrejshëm. Shpesh, nënat janë të shqetësuara që nuk kanë mjaft qumësht kur:

  • Gjinjtë nuk ndihen më që janë plot. Alarm i rrejshëm! Kur foshnja juaj të jetë 6-javëshe deri në 2-muajshe, trupi juaj tashmë është adaptuar me nevojat e foshnjës.
  • Foshnja ka më pak jashtëqitje. Alarm i rrejshëm! Që kur foshnja juaj është 6-javëshe do të ketë më pak jashtëqitje sesa më parë dhe mund të kalojnë disa ditë dhe ajo të mos ketë pasur një tjetër.
  • Foshnja dëshiron të ushqehet për më gjatë dhe më shpesh. Alarm i rrejshëm! Foshnja do të ketë disa ndryshime në sasinë se sa ajo pi qumësht në disa muajt e parë të jetës (shpesh pas 2-3 javëve, 6 javëve apo 3 muajve), por nëse e ushqeni sa herë dhe për sa gjatë që ajo të dojë kjo do të rrisë sasinë e qumështit shumë shpejtë.

Prodhimi i qumështit është një proces që prodhohet aq sa ka nevojë,sasia e qumështit që prodhohet varet nga sasia që është marrë nga foshnja. Treguesit më të rëndësishëm që foshnja juaj po merrë mjaftueshëm qumësht janë numri i pelenave dhe shtimi në peshë. Nëse ende jeni e brengosur rreth sasisë së qumështit që foshnja po merr duke marrë parasysh edhe alarmet e rrejshme të lartpërmendura, ju duhet të:

Na kontaktoni apo vizitoni Qendrën tuaj më të afërt Beba-ks për informata dhe mbështetje.

  1. “Inkurajoni foshnjën tuaj që të ushqehet sa më shpesh dhe për sa gjatë ajo të dëshirojë.
  2. Ia ofroni të dy gjinjët gjatë të ushqyerit. Lejoni foshnjën që të qëndrojë në njërin gji përderisa ajo vazhdon të thithë dhe gëlltisë rregullisht. Ofrojani gjirin tjetër kur foshnja të ngadalësojë apo ndalojë. "Së pari përfundoni me njërin gji," është një rregull i përgjithshëm. Kjo teknikë i mundëson foshnjës të marrë sasi të mira të qumështit të pasur dhe më të yndyrshëm.”
  3. Foshnja duhet të përfundojë vetë të ushqyerin. Ajo mund ta bëjë këtë duke fjetur apo duke u larguar nga gjiri pas rreth 10 deri 30 minutash të gëlltitjës dhe thithjës aktive.
  4. Sigurohuni që foshnja të jetë e kapur për gjiri dhe e pozicionuar saktë në gji, që nënkupton, buzët duhet të mbulojnë areolën (pjesa e errët e gjirit). Për një udhëzues hap pas hapi, që të keni një gjidhënie më të mirë, mund të klikoni këtu. Në qendrat tona lokale Beba-ks, ne mund t'ju ndihmojmë të gjeni pozitat më të përshtatshme.
  5. Foshnja e përgjumur mund të përfitojë nga “të ushqyerit me dy gjinjtë”, që nënkupton ndërrimin e gjinjve dy apo tri herë gjatë çdo të ushqyeri. Ndërroni gjirin kur thithja e foshnjës të bëhet më e ngadaltë dhe të gëlltisë më rrallë.
  6. E gjithë thithja e foshnjës duhet të bëhet në gji. Kufizoni apo ndaloni fare përdorimin e biberonit përderisa e inkurajoni foshnjën që të ushqehet me gji. Nëse përdorni suplemente, mund t’ja jepni këto suplemente me lugë apo filxhan.”
  7. Praktikoni shtrydhjen e gjirit; klikoni këtu për të parë si bëhet kjo.

“Këto mund të jetë kohë shqetësuese për ju. Kujdesuni për vetën. Kushtojini rëndësi nevojës suaj për të pushuar, për t’u relaksuar, të hani shëndetshëm dhe të pini mjaft lëngje.”

Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/increase.html
Category: Mjetet

Ligjërata mbi temën Gjidhënia

Ne ofrojmë ligjërata pa pagesë nëpër Kosovë në qendrat tona Klasat për Nëna (Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas).

Gjeni qendrën ligjëruese tuajën më të afërt këtu.

Ligjërata pa pagesë

Keni pyetje?

Pyetje specialistit